Tetori është muaji ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit dhe ngjyra rozë e personifikon atë.
Në këtë kuadër, roza dhe arti bashkohen këtë të mërkurë në Galerinë e Arteve të Tiranës.
Më 25 tetor, ora 18:00, do të hapet Festivali Ndërkombëtar i Artit të Grave “FRIDA” në praninë e personaliteteve vendas dhe të huaj.

“Në muajin e kancerit të gjirit, ne ndryshojmë në ngjyrën rozë për të shfaqur sensibilizimin tonë ndaj grave të prekura. Bashkohuni me ne, për të festuar fuqinë dhe rezistencën e grave në botën e artit,” shprehen organizatorët e Galerisë.
Festivalit i janë bashkuar artistë nga rreth 40 shtete të botës.
Përgjatë ditëve ata do të konkurrojnë me 150 vepra nga zhanre të ndryshme të artit.
Për katër artistët më të vlerësuar do të ketë edhe çmime./Katror.info