Një grup të rinjsh kanë vizituar objektet ikonike të trashëgimisë kulturore të Kryeqytetit, ka njoftuar drejtoresha komunale për kulturë, Sibel Halimi.
Ndërsa Evropa në këtë vikend shënon Ditët e Trashëgimisë Evropiane, në Prishtinë, Drejtoresha Halim ka bërë thirrje që të reflektohet mbi vlerat e jashtëzakonshme të pasurisë kulturore që trashëgojmë nga brezat e mëparshëm.
“Së bashku me të rinjtë dhe të rejat e Kryeqytetit si dhe me Muamer Sivrikoz, drejtorin e shoqatës GUIDEKS vizituam disa prej objekteve ikonike të kryeqytetit tonë. Këto objekte, të pasura me histori dhe kulturë, na kujtuan se sa e rëndësishme është të ruajmë dhe promovojmë trashëgiminë tonë për brezat e ardhshëm.”
Ajo ka shtuar se trashëgimia kulturore nuk është thjesht një kujtim i së kaluarës, por një burim i përhershëm frymëzimi për të ardhmen.
“Ndaj, bashkëbisedimi me të rinjtë na kujtoi edhe njëherë rëndësinë e edukimit të të rinjve lidhur me vlerat e trashëgimisë sonë kulturore.”/Katror.info