Shfaqja “Kontesha Arduini”, produksion i Teatrit “Muharrem Qena” në Mitrovicë, do të marrë pjesë në një prej festivaleve më të mëdha ndërkombëtare të teatrit “Babel Festival” në Targovishte të Rumanisë.
Siç thuhet në njoftimin e “Teatri Muharrem Qena”, në këtë ngjarje të madhe artistike, ku takohen 34 shtete nga të gjitha kontinentet, Kosova do të jetë e përfaqësuar nga një trup e përkushtuar, kreative dhe profesionale.
Ky festival i rëndësishëm kulturor mbledh çdo vit trupa teatrore nga vende të ndryshme të botës, duke promovuar dialogun ndërkulturor dhe shkëmbimin artistik përmes gjuhës universale të teatrit.
“Kontesha Arduini”, me autor Aldo De Benedetti dhe regji nga Marigona Bekteshi Ferati, shfaqet sonte nga ora 20:00 në Teatrin Tony Bulandra në Targovishte, Rumani. /Katror.info
Përgatiti:
