Në një episod të emisionit ”Top Tech” trajtohet tema kyçe e teknologjisë që po ndryshon botën dhe jetët tona. Gjithashtu edhe disa nga produktet më interesante nga CES 2025, lajmet më të fundit dhe historitë që ia vlejnë të tregohen.
Intel Core Ultra
Intel sapo ka hedhur në lojë versionin e ri të chipave Core Ultra, dhe është si të vendosësh motorrat e rraketave në kompjuterin tënd. Ky procesor nuk është thjesht i shpejtë, është një superhero për çdo gjë që bën me kompjuterin. Gamers, gati? Imagjino të luash lojërat më të rënda në Ultra Settings, pa ngecje. Core Ultra ka performancë kaq të mirë sa do të ndihesh si në një film aksion, ndërkohë që fps-të fluturojnë. Dhe pas dy maratonave në lojë, kompjuteri yt s’do të jetë sauna. Po shumica prej jush do thoni që ky chip nuk është bërë për gaming.
Ky procesor bën që renderimet të fluturojnë. Po flasim për video 4K dhe 8K që përpunohen pa problem. AI e integruar optimizon proceset, duke ta bërë më të lehtë çdo klikim. Harro pritjet dhe përgatitu për efikasitet maksimal. Dhe për personat që bëjnë multitasking si të çmendur, kjo është ëndrra e bërë realitet. Hap dhjetë dritare, bëj video call, shfleto dhe edito në të njëjtën kohë. Për Core Ultra kjo është diçka e lehtë.
Pininfarina Battista
Kur dëgjon emrin Pininfarina Battistamendon sikur është një panetone. Në fakt është shpejtësia e dritës mbi 4 rrota me dizajnin më spektakolar të parë ndonjëherë në një makinë. Është një hipermakinë shumë speciale, e cila ka 1,900 kuaj fuqi, që do të thotë se nëse i jep gazit, ti po udhëton më shpejt se mendimet e tua. Nga 0 në 100 km/h? Vetëm 1.9 sekonda. Po flasim për shpejtësi të stilit “Fast & Furious,” por pa zhurmën e motorëve. Është elektrike.
Dizajni? Një kryevepër nga Luca Borgogno, i cili ka sjellë elegancën italiane në një nivel tjetër. Linjat aerodinamike të Battistës e bëjnë atë të duket sikur po lëviz edhe kur është e parkuar. Dhe ai ndriçimi LED para? Duket si të ishte marrë nga një film futuristik. Battista ka një bateri 120 kWh, që të çon deri në 500 km me një karikim. E nëse të intereson shpejtësia maksimale, kjo makinë kap mbi 350 km/h.
Me një sasi shumë të limituar prej vetëm 150 njësi në botë dhe një çmim rreth 2 milionë euro, kjo nuk është thjesht një makinë – është një vepër arti për koleksionistët e makinave. Nëse do të dukesh si Batmani, Pininfarina Battista është makina jote e rradhës.
Samsung Home AI
Samsung këtë vit në CES 2025, një ndër panairët më të mëdha të elektronikës në botë ka prezantuar shumë risi.
Bespoke AI Laundry Combo™ – lavatriçe dhe tharëse në një, që përdor inteligjencë artificiale për të kuptuar rrobat e tua. Po, AI di nëse ke futur një bluzë të bardhë bashkë me çorapet e kuqe dhe e rregullon vetë situatën. Kjo s’është thjesht pajisje, është shpëtimtar i marrëdhënieve me rrobat.
Bespoke Jet Bot AI – roboti pastrues që bën më shumë se të pastrojë dyshemenë. Ky monitoron shtëpinë, kujdeset për qenin, dhe mund të filmojë nëse dikush bën prapësira. Kjo është si të kesh një pastrues, roje sigurie dhe një vëlla të vogël kureshtar, të gjitha në një.
E mbani mend frigoriferin Bespoke me AI? Tani është bërë më inteligjent dhe të tregon çfarë ke brenda edhe të sugjeron receta si një shef kuzhine personal.
E pastaj janë televizorët me Vision AI që analizojnë çdo gjë dhe rregullojnë figurën dhe zërin siç duhet. Samsung po vendos limite të reja. Këto pajisje janë më shumë se të zgjuara, janë si shokët e tu të ngushtë që kujdesen për çdo detaj të jetës tënde.
John Deere Autonomus Traktor
John Deere Autonomous Tractorështë shpikja që bën bujqësinë të duket si një film futuristik. Ky traktor është plotësisht autonom, pa shofer! Ti thjesht vendos koordinatat dhe ai punon vetë, 24/7, ndërsa ti mund të rrish në shtëpi duke pushuar. Pajisur me 16 kamera dhe sensorë të avancuar, ai sheh gjithçka në fushë, shmang pengesat dhe është më i saktë se çdo traktor tjetër manual. Me ndihmën e AI dhe një procesori Nvidia, kjo makineri kryen çdo detyrë, nga punimi tokës deri tek mbjellja e saj, si një profesionist.
Për fermerët që vuajnë nga mungesa e fuqisë punëtore, ky është shpëtimtari. Nuk ka më ankesa për orët e gjata në diell apo lodhje fizike. Ky traktor jo vetëm që punon për ty, por e bën me shumë saktësi. Nëse po mendon për sigurinë, është i programuar të ndalojë menjëherë nëse has ndonjë pengesë.
Los Angeles
Situata me zjarret në Los Angeles ka qenë mjaft kritike. Zjarret e Palisades kanë përpirë hektarë të tërë pyjesh dhe po rrezikon shtëpi, familje dhe natyrën e bukur që ka Kalifornia. Zjarrfikësit janë duke u përpjekur me çdo gjë që kanë – avionë që hedhin ujë, ekipet në terren që përballen me flakët – dhe pastaj kemi një dron që vendos t’i fusë hundët në këtë kaos. Po një dron u përplas me një avion zjarrfikës.
Në këtë rast, avioni zjarrfikës u detyrua të tërhiqej për të shmangur dëme më të mëdha. Tani mendoje këtë: një vonesë e tillë mund të thotë më shumë tokë e djegur, më shumë shtëpi të rrezikuara dhe më shumë punë për ekipet zjarrfikëse. Zjarret në Kaliforni nuk janë shaka; ato përhapen me shpejtësi marramendëse për shkak të erërave dhe klimës së thatë. Këtu vjen përgjegjësia jonë. Nëse sheh zjarre ose situata emergjente, qëndro larg me dronin. Tani për tani kjo hapësirë ajrore i përket vetëm ekipit zjarrfikës. Deri në një moment të dytë kur të jenë zhvilluar dronat zjarrfikës. Pra nuk ja vlen ta ndezësh sa për të kapur ca video për TikTok. Le të jemi të zgjuar, jo vetëm me dronët tanë, por edhe me qëndrimin tonë ndaj natyrës dhe përgjegjësisë qytetare.
Jennie Robot Dog
Tombot Robot Dog është qenushi që të do pa kushte dhe nuk të ha këpucët. Është një qen robot që duket dhe sillet si një i vërtetë. Emri i tij? Jennie. Ka një gëzof super të butë dhe lëvizjet e tij janë aq reale. Lëviz bishtin, veshët dhe sytë, dhe madje bën tinguj të ëmbël kur e përkëdhel.
Të mirat? Nuk duhet ta nxjerrësh jashtë për shëtitje, nuk ha, nuk bën rrëmujë, dhe nuk të zgjon në 6 të mëngjesit duke lehur. Por, sinqerisht, pjesa më e mirë është që Jennie është shoku ideal për fëmijët ose për këdo që ka nevojë për një mik të ngrohtë. Pra, nëse do një qenush që të bën të lumtur pa shqetësimet e një të vërteti, Tombot Jennie është ëndrra që bëhet realitet.
Roborock
Në CES 2025 gjithashtu u prezantua Roborock Saros Z70 i cili është një robot pastrues që i duhet shtëpisë suaj. Por ky nuk është thjesht një robot – është si një shërbëtor futuristik! Me krahun mekanik, ky robot nuk pastron vetëm pluhurat. Ai mbledh çorapet, lodrat, dhe madje edhe sendet që gjithmonë lihen në mes të dhomës. Ky ishte pikërisht opsioni që na duhej nga robotët pastrues. Ai rregullon rrëmujën dhe pastaj pastron gjithçka në mënyrë perfekte. Jepini lamtumirën atyre zonave që gjithmonë anashkaloheshin! Roboti ka një fuqi thithëse shumë të madhe, që do të thotë se nuk ka grimcë pluhuri që mund t’i shpëtojë. Plus, falë dizajnit të tij të hollë, ai arrin lehtësisht nën mobilie.
Sistemi StarSight Autonomous System 2.0, i jep aftësinë për të naviguar me saktësi. Ky robot nuk humb rrugën dhe nuk ngec nëpër qoshe. Dhe AI-i i tij është aq inteligjent sa duket sikur njeh shtëpinë tënde më mirë se ti vetë. Kjo nuk është thjesht një pajisje – është një shpëtimtar. Harro rrëmujën dhe pastrimin e përditshëm, dhe përgatitu për një jetë ku shtëpia duket gjithmonë e pastër. Roborock Saros Z70 është shoku që të duhet tani.
Cat Tower
LG sapo ka shpikur diçka që është një kombinim perfekt mes teknologjisë dhe dashurisë për macet LG AeroCat Tower! Po flasim për një kështjellë për macen tënde që gjithashtu funksionon si pastrues ajri. Në ‘penthouse’-in e kullës ka një vend të rehatshëm ku macja jote mund të rri si mbretëreshë e shtëpisë. Dhe jo vetëm kaq – ky vend ka një peshore të integruar që monitoron peshën e saj, në kohë reale dhe e lidh me aplikacionin LG ThinQ. Po, tani mund të mbash nën kontroll shëndetin e maces pa e ngritur nga vendi.
Dhe LG ka menduar edhe për detajet. Për macet që nuk janë aq “sportive”, ka një platformë të dytë për një ngjitje më të lehtë. Ndërkohë, pastruesi i ajrit ul intensitetin kur macja është në kullë për të mos e shqetësuar dhe pastaj rrit fuqinë për të pastruar ajrin nga qimet dhe alergjitë.
Anker Solar Beach Umbrella
Anker Solar Beach Umbrella, çadra diellore e plazhit që i karikon të gjitha pajisjet e tua ndërsa ti relaksohesh. Kjo nuk është një çadër e zakonshme. Anker ka përdorur teknologjinë e re të paneleve diellore perovskite, që janë më efikase se ato tradicionalet. Kjo gjë prodhon deri në 100W energji, që do të thotë se mund të karikosh telefonin, tabletin, dhe madje edhe të përdorësh frigoriferin elektrik. Po flasim për një plazh ku energjia nuk mbaron kurrë! Qoftë diell, qoftë re, çadra vazhdon të punojë për ty. Dhe me një vlerësim IP67, kjo çadër është rezistente ndaj ujit dhe rërës – pra nuk ka problem nëse moti ndryshon papritur ose nëse ndonjë mik e mbulon me rërë. Çadra ka dy porta USB-C dhe një portë XT-60 për të lidhur pajisjet e tua. Dhe nuk është thjesht praktike – është stil futuristik në plazh.
FH5
Forza Horizon 5 nuk do të jetë më. Po, është zyrtare – loja ikonike që na ka mbajtur pas timonit për orë të tëra po mbyll rrugët e saj. Forza sapo postoi një TikTok duke thënë – “ka ardhur koha.” Kjo lojë ka dhënë më shumë se gara. Ishte eksplorim, adrenalina e shpejtësisë, dhe ajo ndjesia kur gjeje makinën perfekte në garazhin tënd virtual.
Nëse ende s’ke eksploruar çdo cep të Meksikës së Forza Horizon 5, tani është momenti. Shko bëj atë garën epike në plazhet tropikale, shijo një drift të fundit nëpër shkretëtirë, dhe mbi të gjitha, mos harro kujtimet që ke bërë aty. /Top Albania Radio /Katror.info
Përgatiti:
