Televizioni gjerman RTL i bën një prezantim bregdetit shqiptar, si destinacion interesant dhe që ia vlen për t’u vizituar., shkruan Albinfo.
Dy gazetarë të këtij televizioni, Max Hanke dhe Laurien Wreinbrenner kanë vizituar pika të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht bregdetin, por edhe brendinë, si Krujën etj. dhe kanë nxjerrë përfundime shumë pozitive.
Sipas tyre, Shqipëria ofron shumë për turistët e të gjitha shijeve dhe preferencave. Dhe, të gjitha këto, me çmime të arsyeshme.
Ndër të tjera, ata theksojnë se “Shqipëria është destinacion që nuk duhet humbur.”/Katror.info