Federata e Tenisit të Kosovës po merr pjesë ne Kampionatin e Tenisit “Billie Jean Cup”, në Portugali.
Në ditën e tretë të mbajtjes së këtij kampionati, vajzat nga Kosova mposhtën Afrikën Jugore.
“U zhvilluan ndeshjet e treta në Kampionatin Botëror të Tenisit për ‘Billie Jean King Cup’, që po zhvillihet në Lisbonë, Portugali.
“Ditën e tretë të këtij Kampionati vajzat tona e mbaruan shkëlqyeshëm duke mposhtur Afrikën Jugore me rezultat 3:0.
Adrijana Lekaj – Marilouise Van Zyl, 6:1 6:4
Arlinda Rushiti – Suzanie Pretorius, 4:6 6:0 6:1
Arlinda Rushiti / Adrijana Lekaj – Naledi Manyube / Marilouise Van Zyl, 7:5 2:6 6:3″, njoftoi Federata e Tenisit të Kosovës./Katror.info