Atomisti nga Kosova, Jon Musliu, është pranuar në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së (US Air Force Academy).
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Atomi, ku thuhet se ky sukses kulminant i Jonit para së gjithash është rezultat i potencialit intelektual, punës dhe përkushtimit të tij.
“Veç këtyre, ky sukses i tij do të ishte shumë më i vështirë pa përkrahjen dhe investimin e vazhdueshëm të familjes, shkollës, mësimdhënësve, individëve e organizatave të ndryshme”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.
Akademia e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara është akademi e shërbimit ushtarak që ndodhet në Colorado Springs dhe ofron edukim universitar të oficerëve për Forcat Ajrore. Akademia është e njohur për programet e saj rigoroze akademike dhe ka një mision unik pasi ofron një edukim të specializuar për oficerët e ardhshëm të Forcave Ajrore. Kjo akademi është një nga institucionet më prestigjioze dhe më të njohura të këtij lloji në botë./Katror.info