Grupi legjendar britanik, The Rolling Stones, duket se kanë njoftuar për albumin e tyre të ri në një gazetë lokale.
Një reklamë ka dalë së fundmi për Hackney Diamonds – një kompani që e reklamon veten si specialist në riparimin e xhamit – në Hackney Gazette.
Mirëpo, gazetarët britanikë kanë hulumtuar më thellë dhe kanë rënë në përfundim se mund të jetë albumi i ri i The Rolling Stones.
Në poster përfshihen shumë referenca për këngët e bendit. Fonti i shkronjave të përdorura është i njëjti nga albumi i tyre i vitit 1978, “Some Girls”.
Vegëza e ueb-sajtit po ashtu lejon regjistrimin, por aty e listuar është Universal Music Group, e që ka për sipër katalogun e The Rolling Stones./Katror.info