katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    4 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    5 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    1 day ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    4 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    4 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    5 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    20 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    4 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    20 hours ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    20 hours ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    20 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Through the Barricades” – historia që frymëzoi këngën e pavdekshme
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

“Through the Barricades” – historia që frymëzoi këngën e pavdekshme

Last updated: 06/04/2025 9:52 AM
112 Shikime
Shpërndaje
Screenshot nga kënga "Through the Barricades/YouTube

Kur albumi i pestë i Spandau Ballet doli në vitin 1986, epoka e synth-pop-it të valës së dytë britanike kishte perënduar dhe kitarat ishin bërë sërish trend. Duke mos dashur të mbeteshin pas, ish-new romantics – të cilët kishin nënshkruar kontratë me shtëpi të re diskografike, Epic, dhe synonin të bënin një bujë të madhe në SHBA  krijuan një album që me gjasë i befasoi fansat e tyre gjithnjë e më të paktë me aspiratat e tyre për AOR (album-oriented rock). Duke i dhënë një qasje më rock stilit të tyre të butë soul, “Through the Barricades” (Përmes Barrikadave) arrin t’i shmanget një dështimi të plotë falë krijimeve melodioze të kitaristit dhe kompozitorit Gary Kemp, shkruan Katror.info.

Disa do të argumentonin se Kemp më në fund ishte shndërruar në një zanatçi të klasit të parë, por edhe pse këngët e tij nuk shmangin kurrë klishetë nëse mund t’i ai arrin t’i sigurojë grupit material të denjë për arenat e mëdha, si “How Many Lies.”( Sa gënjeshtra tjera).

Spandau Ballet – Through The Barricades

Siç pritej, vokalisti melodramatik Tony Hadley interpreton me pasion të vërtetë, por produksioni dhe miksimi rezultojnë të jenë dobësia e këtij albumi. Shumica e këngëve kërkojnë një energji të fortë të kitarës dhe baterisë; në vend të kësaj, “Cross the Line” dhe “Fight for Ourselves,”9 në veçanti, duken të zbutura nga një seksion ritmik i sjellshëm. Duke pasur parasysh këtë dobësi, e cila ndikon në një pjesë të madhe të albumit, nuk është për t’u habitur që kënga më e mirë me diferencë është titulli i albumit, një baladë akustike emocionuese që me të drejtë u kthye në një hit të paharruar.

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Ku ishte burimi i këngës? Gary Kemp, ishte i afërt me Clare Grogan në vitin 1981. Grupi i saj, Altered Images, kishte të punësuar Thomas “Kidso” Reilly, një djalë nga Belfasti, si pjesë të ekipit të tyre të turneut.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më vonë, Spandau Ballet e punësoi atë si “roadie” gjatë turneut të tyre në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1983, dhe anëtarët e grupit e vlerësuan shumë për karakterin e tij të gëzuar dhe të dashur. Fatkeqësisht, Thomas “Kidso” Reilly u bë viktimë e konflikteve të Irlandës së Veriut më 9 gusht 1983, ndërsa po ecte me një grup shokësh. Gjatë një momenti, njëri prej tyre u tall me një patrullë të ushtrisë britanike.

Gary Kemp e përshkruan këtë ngjarje tragjike në autobiografinë e tij të vitit 2009, “I Know This Much: From Soho to Spandau” (Unë di kaq shumë: Nga Soho në Spandau).

“Një mbrëmje e nxehtë, Kidso po kthehej në shtëpi, pa bluzë, duke ecur nëpër rrugët e e Belfastit, kur ai dhe disa shokë u ndaluan nga një patrullë ushtarake. Pasi dha emrin dhe të dhënat e tij, ai u lejua të largohej. Në njërën dorë mbante ushqimin, në tjetrën bluzën. Disa sekonda më vonë, ai u vra, i qëlluar në shpinë nga një ushtar i ri, nga Regjimenti Mbretëror Anglez, i cili pretendoi se kishte parë Reilly duke mbajtur një pushkë. Megjithatë, asnjë armë nuk u gjet te Reilly ose pranë trupit të tij. Vdekja e tij shkaktoi zemërim dhe protesta në zonë, pasi shumë besonin se ai ishte një viktimë e pafajshme e dhunës sektare”.

Më vonë ushtari që vrau Kidson do të bëhej ushtari i parë britanik i dënuar për vrasje gjatë shërbimit në Irlandën e Veriut. Kidso ishte vetëm 23 vjeç.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gary Kemp u prek thellë nga kjo tragjedi dhe vizitoi varrin e Reilly-t së bashku me vëllain e tij, Jim Reilly, i cili ishte baterist i grupit Stiff Little Fingers. Ndërsa ecte përgjatë rrugës, ai pa barrikadat që ndanin komunitetet katolike dhe protestante. Ai përjetoi emocionin e asaj situate në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe mbeti i tronditur.

Më vonë, gjatë një mbrëmjeje, ai shkroi këngën “Through the Barricades”, duke ndjerë se krijimi i saj po e çonte drejt vetes. “Nuk e prisja që të merrte formën e një kënge si e Romeos dhe Zhulietës, por ashtu ndodhi”.

Kënga është e ndarë në dy pjesë: e para reflekton mbi të kaluarën, ndërsa e dyta mbi të tashmen. Edhe pse fokusohet te Irlanda e Veriut, ajo ka paralele me vende të tjera, ndaj vargu “Mendonim se ishim racë njerëzore, por ishim thjesht një tjetër rast kufitar” mund të zbatohet për të gjitha konfliktet.

Kënga fillon me figurën e nënës, e cila ka përjetuar të gjitha “trazirat” dhe beson se dashuria është zhdukur. Ajo e ka parë nga afër dhunën dhe humbjen, veçanërisht me vdekjen e të birit, një tragjedi që i ka lënë gjurmë në fytyrë: “Kur buzëqesh, tregon vijat e sakrificës”. Imagjinohet dhimbja e saj, lotët që ka derdhur dhe barra emocionale që mban një nënë që e kupton peshën e tragjedisë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më pas, kënga tregon një histori dashurie mes një djali dhe një vajze – njëri nga një familje unioniste dhe tjetra nga një familje nacionaliste: “Të lindur në anë të ndryshme të jetës”, thotë kënga. Vargu “Ne krijuam dashurinë tonë në tokë të shkretë dhe mes barrikadave” pasqyron sfidat që ata përballën për të qenë bashkë, duke kapërcyer ndarjet mes zonave unioniste dhe nacionaliste.

Kënga kthehet edhe në kujtimet e së kaluarës, disa vite pas një vizite në Belfast. Në Irlandën e Veriut zhvillohen shumë parada gjatë vitit, ku bandat muzikore luajnë këngë që kujtojnë fitoret dhe historitë e së kaluarës. Prandaj, vargu “Babai e shkroi historinë time” tregon për traditën e transmetimit të narrativave historike brez pas brezi: “Na mësoi çfarë të themi në shkollë”.

Por, kur protagonisti takohet me një vajzë nga “ana tjetër”, ai kupton që historia që i ishte treguar ishte e njëanshme: “E mësova historinë përmendësh dhe e mbajta thellë në zemër, por tani ajo zemër është e ndarë në dysh”. Vargu “Tani e di çfarë po thonë në muzikën e paradës” i referohet këngëve të bandave, të cilat shpesh përforcojnë ndarjet dhe urrejtjen e trashëguar.

Si fëmijë, ai i besonte këtyre narrativave, por dashuria e tij me vajzën nga pala tjetër e bëri të kuptojë se ndarja ishte artificiale dhe e tmerrshme. “Lindur në anë të ndryshme të jetës, por ndjejmë të njëjtën gjë, të njëjtën vuajtje”, shprehet ai, duke treguar se, pavarësisht dallimeve të tyre, ata kanë të njëjtat shpresa dhe ëndrra.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kënga, në fund, sjell shpresën e brezit të ri, i cili kupton se duhet të ketë një rrugë të re. Vargu “Kthehu dhe unë do të jem aty” shpreh vendosmërinë e tij për të ndryshuar situatën. Ai nuk do ta fshehë më lidhjen e tyre, por do ta deklarojë hapur.

Spandau Ballet – KANË, FRANCË – 19 MAJ, 2–9: (Nga e majta në të djathtë) Martin Kemp, Steve Norman, Tony Hadley, Gary Kemp dhe John Keeble | Foto nga Francois Durand/Getty Images

Edhe pse plagët nga tragjeditë e së kaluarës mbeten, ata e kuptojnë se duhet ecur përpara: “Plaga është në zemrën time, por do ta duroj përsëri”. Vargu “Yjet na tregojnë” përfaqëson shpresën për të ardhmen, duke theksuar se e kaluara nuk ofron asnjë rrugëdalje.

“Fëmija i së Premtes” është një referencë për Marrëveshjen e së Premtes së Mirë, e cila simbolizon një të ardhme më të mirë, të ndërtuar mbi të rinjtë dhe dashurinë mes tyre.

Në fund, kënga përçon mesazhin se historitë e urrejtjes duhet të mbeten në të kaluarën dhe të mos trashëgohen më. Kënga sjell një mesazh të fortë për pajtimin, shpresën dhe fuqinë e dashurisë për të kapërcyer ndarjet.Kënga është me të vërtetë një histori e Romeos dhe Zhuljetës, ku dy të dashuruar nga anët e ndryshme të konfliktit përpiqen të kenë një dashuri që nuk lejohet. Ambienti jepet nga muzika marshuese e daulleve dhe tubave, që të kujton paradat e përmendura në korin e dytë. Ashtu si drama e Shekspirit, ka një fund tragjik. “Zemrat tona shkojnë në varret e tyre”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kënga aludon gjithashtu për W.B. Yeats dhe poemën e tij “Easter, 1916”, (Pashkët, 1916) – një poezi e W. B. Yeats, e cila përshkruan emocionet e përziera të poetit në lidhje me ngjarjet e Kryengritjes së Pashkëve, të organizuar në Irlandë kundër sundimit britanik, të hënën e Pashkëve, më 24 prill 1916. Rebelimi ishte i pasuksesshëm dhe shumica e udhëheqësve republikanë të përfshirë u ekzekutuan. Vargu “është një bukuri e tmerrshme që kemi bërë” i bën jehonë shprehjes së famshme të Yeats-it: “Një bukuri e tmerrshme lind”. Kënga sugjeron se, në luftën për liri dhe drejtësi, ka njëherazi edhe bukuri, edhe tmerr.

Për shkak të temës së fuqishme, Kemp ndihej më i lidhur me këngën dhe ndihej posesiv ndaj saj, aq sa kaloi kohë shtesë duke interpretuar këngën për këngëtarin Tony Hadley, për t’u siguruar që ai e kuptonte shqetësimin e tij për performancën që ata donin të kishin në albumin e tyre të ri. Ata zgjodhën Gary Langan, një inxhinier inçizimi që e kishin takuar gjatë punës me Trevor Horn, si producent të tyre për “Fight for Ourselves”, single-n e parë nga albumi i ri, dhe vendosën ta angazhonin atë për të punuar në të njëjtin kapacitet në projektin që do të quhej përfundimisht “Përmes Barrikadave”.

Kemp mendoi se ndryshimi në producentë mund të riaktivizonte çështjet e vjetra që kishin nisur me regjistrimin e vokalit të Hadley-t për albumin “Diamond”, kur producenti Richard James Burgess ishte përpjekur ta bënte Hadley-n të shtrihej në një lloj tende të improvizuar në studio, me qirinj të ndezur, për ta ndihmuar atë të relaksohej ndërsa ai po këndonte. Hadley gjithashtu ndjente se anëtarët e tjerë të grupit po gjykonin çdo gabim të tij gjatë atyre sesioneve, ndërsa e shikonin duke regjistruar nga dhoma e kontrollit, deri në pikën që ai humbi durimin.

Ndjenja e “Through The Barricades” shtoi tensionin në studio, pasi Hadley ndjeu përsëri pritshmëritë e grupit, ndërsa ata e shikonin. Isha duke e ndaluar Tonin pas çdo vargu. Mund ta shihja që ai ishte i frustruar pas xhamit të studios, por unë vazhdoja të analizoja çdo nuancë të hapur. Disa ditë më parë, kisha luajtur pjesën e kitarës, dhe pastaj, me sugjerimin tim, vendosa të këndoja vetë një vokal udhëzues. Ky duhej të ishte një model për overdub-et e tjera, por më shumë ishte një flamur pronësie i ngulur në këngë. Kjo vetëm çoi në më shumë presion mbi Tonin për të dhënë performancën e duhur. Ishte një këngë shumë e vështirë për t’u punuar sepse, sa më shumë instrumente vendosnim në fillim, aq më shumë e largonin këndimin e Tony-t nga emocionet që ai prodhonte me vokalet e tij. Kështu që në fund thashë: “Le të jemi mjaft guximtarë për ta bërë sa më të thjeshtë, të fillojmë me një kitarë akustike të vjetër dhe një zë.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në autobiografinë e tij të vitit 2004, “To Cut a Long Story Short”, (Për të shkurtuar një histori të gjatë) Hadley shkroi: “Më në fund, thashë, ‘Shikoni, unë do të iki dhe do ta mësoj këngën sipas mënyrës sime, dhe kur të jem gati ta këndoj, do t’ju them. Por nuk dua që të gjithë të jenë në studio'”. Më pas, Kemp pranoi gjithashtu se Hadley dha performancën e tij më të mirë ndonjëherë. “Through The Barricades” doli një këngë që prek thellësisht shumë njerëz me mesazhin e saj të dashurisë dhe shpresës në kohë të errëta. Ajo është një nderim për Thomas Reilly dhe për të gjithë ata që kanë vuajtur ose kanë humbur jetën për shkak të dhunës dhe shtypjes. Gjithashtu, kjo këngë është një dëshmi e talentit muzikor dhe thellësisë emocionale të Spandau Ballet.

Spandau Ballet  është grup anglez i periudhës New Wave, i formuar në Islington, Londër, në vitin 1979. Të frymëzuar nga skena e underground dance dhe post-punk, ata u bënë një nga grupet më të suksesshme të epokës New Romantic në muzikën pop britanike dhe ishin pjesë e “Invazionit të Dytë Britanik” në Billboard Top 40 gjatë viteve 1980, duke shitur 25 milionë albume dhe duke pasur 23 këngë hit në mbarë botën. Grupi ka pasur tetë albume në Top 10 në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë tri koleksione me hitet mëtë mira dhe një album me materiale të ribotuara. Influencat e tyre muzikore varionin nga punk rock dhe soul deri te këngëtarët amerikanë si Frank Sinatra dhe Tony Bennett.

Përbërja klasike e grupit përfshinte Gary Kemp në kitarë, sintetizator dhe vokale mbështetëse; vëllain e tij, Martin Kemp, në bas; vokalistin Tony Hadley; saksofonistin Steve Norman; dhe bateristin John Keeble. Gary Kemp ishte gjithashtu kompozitori kryesor i grupit. Kënga e tyre debutuese, “To Cut a Long Story Short”, arriti në vendin e 5-të në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1980 dhe ishte e para nga dhjetë këngët e tyre që hynë në Top 10. Grupi arriti kulmin e popullaritetit në vitin 1983 me albumin “True” ku kënga kryesore arriti vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe u rendit në Top 5 në SHBA. Në vitin 2011, kjo këngë mori çmimin BMI si një nga këngët më të transmetuara në historinë amerikane, me katër milionë transmetime.

Në vitin 1984, ata fituan çmimin Brit Award për përsosmëri teknike dhe ishin artistët e parë që iu afrua Bob Geldof për të marrë pjesë në përbërjen origjinale të Band Aid. Në vitin 1985, ata performuan në koncertin humanitar Live Aid në Wembley Stadium.

Në vitin 1990, grupi dha koncertin e fundit para një mungese 19-vjeçare. Spandau Ballet u ribashkua në vitin 2009 për “The Reformation Tour”, një turne botëror i shitur plotësisht. Në vitin 2014, dokumentari i tyre biografik “Soul Boys of the Western World” pati premierën botërore në SXSW Film Festival në Austin, Teksas. Ai u shfaq gjithashtu në festivale filmike në Romë, Ghent (Belgjikë) dhe NYC Doc, ndërsa premiera evropiane u mbajt në Royal Albert Hall, Londër.

Në vitin 2017, Hadley u largua nga grupi. Një vit më vonë, këngëtari dhe aktori Ross William Wild u bë frontmeni i ri i grupit për një seri koncertesh në Europë dhe një shfaqje të vetme në Hammersmith Apollo. Në maj të vitit 2019, Wild njoftoi në Twitter se kishte braktisur grupin për t’u përqendruar në muzikën e tij me grupin Mercutio, ndërsa Martin Kemp konfirmoi se nuk kishte plane për turne të mëtejshëm pa vokalistin e tyre origjinal, Tony Hadley./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:AngliahistoriaIrlandaIrlanda e VeriutKengamuzikapeopleSpandau BalletThrough the BarricadetopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Qytetarët në Ulqin protestojnë në mbrojtje të Plazhit të Madh
Artikulli i ardhshëm Fondi i Ballkanit Perëndimor – rrugë drejt integrimit evropian

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

26 Shikime
People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

32 Shikime
People

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?