Zvicra pritet ta ketë përkrahjen e një numri të tifozëve në ndeshjen kundër Kosovës në “Fadil Vokrri”, më 18 nëntor. Ndeshja i takon xhiros së fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Mund të jetë vendimtare për vendin e parë në grup.
Federata e Futbollit e Zvicrës ka njoftuar se biletat për sektorin e tifozëve zviceranë do të shiten me çmim prej 10 euro. Një tifoz i Zvicrës mund të blejë deri në katër bileta.
Shitja nuk ka nisur ende, ndërsa ajo do të bëhet përmes një linku që do të ofrohet për federatën zvicerane nga FFK-ja.
Federata e Futbollit e Kosovës ende nuk ka nxjerrë në shitje biletat për mbështetësit e Kosovës për ndeshjen me Zvicrën. Interesimi pritet të jetë shumë i madh, ndërsa biletat mund të shiten brenda pak orëve./KOHA/Katror.info