Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka pritur në zyrën e tij përfaqësues të organizatës “Toka” me ç’rast ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi më drejtoreshën ekzekutive të kësaj organizate, Hatixhe Zeka Konjufca dhe drejtorin e Institutit të Psikologjisë, Aliriza Arënliu.
Kjo marrëveshje e rëndësisës së veçantë ka të bëjë me zhvillimin dhe implementimin e programeve që avancojnë kualitetin e edukimit, vullnetarizmin, aktivizimin qytetar të të rinjve dhe fuqizimin e rinisë.
Objektiv kryesor i këtij nënshkrimit të këtij bashkëpunimi është zhvillimi profesional i mësimdhënësve dhe punëtorëve rinor nga Komuna e Gjakovës, duke kontribuar në përmirësimin dhe rritjen e kualitetit të edukimit në shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Gjakovës.
Kjo marrëveshje parasheh organizimin e një vargu aktivitetesh me nxënësit e shkollave të komunës së Gjakovës. /Katror.info
Përgatiti:
