Ekspozita “Permanent Raging Presence” e kolektivit Total Refusal e cila nxjerr në pah ndërthurrjet e punës dhe argëtimit te NPC-të (personazhet jo-lojtar) në video lojëra, hapet sonte nga ora 19:00 në Galeria 17, në Prishtinë.
“Hardly Working” është një video instalacion etnografik që eksploron kushtet e punës njerëzore nën kapitalizëm përmes syzeve të punëtorëve digjitalë. Struktura e dukshme metronomike dhe përsëritja e përjetshme që i karakterizon ato, shfaqen gjithashtu në Club Stahlbad, një instalacion multimedial ku ekstaza e koduar takon spektaklin e detyruar të argëtimit kapitalist.
Guerrila mediatike pseudo-marksiste Total Refusal është një kolektiv artistësh, studiuesish dhe kineastësh që ripërdorin burimet e video-lojërave kryesore për të krijuar narrativa politike në formën e videove, ndërhyrjeve, performancave dhe ligjëratave.
Veprat e tyre janë shfaqur në mbi 300 festivale filmi dhe arti, dhe që nga themelimi i tyre në vitin 2018, Total Refusal ka marrë mbi 65 çmime. /Katror.info
Përgatiti:
