Më 15 dhe 16 shtator 2025, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në Laboratorin e Mikrobiologjisë së Ushqimit të Departamentit të Ekologjisë Humane, u zhvillua një trajnim profesional nën udhëheqjen e Dr. Arbëresha Jaka-Loxha, me mbështetjen e laborantëve Vehbi Tahiri dhe Art Nurboja.
Në këtë trajnim morën pjesë mikrobiologë dhe laborantë nga Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik (QRSHP), të cilët patën mundësinë të ndjekin nga afër procedurat e izolimit të baktereve patogjene në mostrat e ushqimit duke përdorur VIDAS KUBE.
🔬 Aftësitë e fituara nga trajnimi përfshijnë:
Përgatitjen hap pas hapi të mostrës
Leximin me VIDAS KUBE
Interpretimin e rezultateve
Ky trajnim ka për qëllim fuqizimin e kapaciteteve të QRSHP-ve për të zbatuar në praktikë këto procedura moderne laboratorike. Departamenti i Ekologjisë Humane mbetet i përkushtuar në rritjen e standardeve profesionale dhe laboratorike për identifikim të saktë dhe efikas të mikroorganizmave patogjenë në ushqim./Katror.info