Ekonomia e Kosovës ka shënuar ngritje sa i përket sektorit të biznesit.
Në tre mujorin e parë të vitit 2023 janë regjistruar 3,086 biznese që paraqet ngritje të dukshme krahasuar me vitet paraprake.
Për këtë ka njoftuar ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili përmes një postimi në Facebook, thotë se kjo shifër e bizneseve të reja është më e larta e regjistruar ndonjëherë
”Ekonomia e vendit po vazhdon zgjerimin përkundër krizave globale. Në tremujorin e parë të vitit 2023 janë regjistruar gjithsej 3,086 biznese të reja, që paraqet shifrën më të lartë të regjistruar ndonjëherë”- ka shkruar Murati.
Tutje ai ka thënë se një lajm tjetër i mirë është edhe ai për sektorin e prodhimit.
“Janë hapur 353 biznese të reja, gjë që e bën sektorin e dytë, menjëherë pas tregtisë”- ka shtuar tutje ai.
Sipas komunave, prin Prishtina me 862 biznese të hapura, që len pas Ferizajn me 267 biznese të hapura, kurse në vendin e tretë është Prizreni me 261 biznese të hapura. /Katror.info
Përgatiti:
