Një tren që funksionon plotësisht me hidrogjen po testohet me shpresën se do të ndihmojë industrinë hekurudhore të largohet nga lëndët djegëse fosile.
Lokomotiva, e cila më parë ishte pjesë e linjës Thameslink në Mbretërinë e Bashkuar, është modifikuar në Warwickshire dhe tani si emetim prodhon vetëm ujë, shkruan BBC, transmeton Katror.info.
Kompania që qëndron pas këtij projekti beson se treni me hidrogjen mund të jetë një alternativë më e lirë për linjat hekurudhore që nuk mund të elektrifikohen.
Testimet po zhvillohen në rrugë hekurudhore në Warwickshire, Worcestershire dhe West Midlands, ndërsa po shqyrtohet mundësia e përdorimit të tij në transportin komercial në të ardhmen. /Katror.info
Kliko këtu për të parë videon!
Përgatiti:
