katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Konstituimi i Kuvendit – Fjala e fundit i mbetet Kushtetueses
    7 hours ago
    Hulumtimi i UBO Consulting: 55.7 për qind e prindërve preferojnë që librat të shpërndahen përmes shkollave
    7 hours ago
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    20 hours ago
    Rritja e turizmit ngadalësohet në raport me vitin e kaluar
    20 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Greqia bëhet shteti i parë në Evropë që ndalon peshkimin në zonat e mbrojtura
    18 hours ago
    “Epoka e pandëshkueshmërisë klimatike merr fund” – Vendim historik nga Haga
    18 hours ago
    Punëtorët e KEK-ut do të marrin një bonus në vlerë prej 400 euro
    20 hours ago
    “Ditët e Diasporës” në Vushtrri, Komuna pret bashkatdhetarët
    23 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    2 days ago
    Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
    2 days ago
    Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’
    2 days ago
    Sa shumë pasuri la pas Ozzy Osbourne?
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    20 hours ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    6 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    6 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    18 hours ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    2 days ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    4 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    7 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Triumfi mbi sfidat, Elvana Shala zë i fuqishëm i kategorive të ndjeshme
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Triumfi mbi sfidat, Elvana Shala zë i fuqishëm i kategorive të ndjeshme

Last updated: 08/12/2023 4:30 PM
151 Shikime
Shpërndaje
Elvana Shala, Ambasadore e Vullnetit të Mirë

Ne jetë secili nga ne përballet me sfida dhe vështirësi, që për nga mënyra se si na afektojnë mund të jenë edhe  demoralizuese, por ajo që e determinon fatin tonë nuk janë sfidat, janë mënyrat se si ne zgjedhim t’i kapërcjemë ato, apo edhe t’i transformojmë në shkallë për tu ngjitur më lartë suksesit. 

Një shembull se si përjetimet personale kthehen në kauza që lehtësojnë jo vetëm jetën personale të individit, por një pjese të madhe të shoqërisë është edhe Elvana Shala, e cila me vullnetin e saj është bërë zë i atyrë që nuk dëgjohen.

‘’Realisht, motivi kryesor për të qenë zëri i të gjithë atyre që kanë nevojë për mbështetje, ndoshta ka ardhë nga sfidat personale të jetës të cilat i kam kaluar që kur isha fëmije deri në ditët e sotme, dhe jo më kotë thuhet që kur e përjeton vet e kupton më mirë edhe dhimbjen edhe sfidën edhe vështirësitë që  mund t’i ketë tjetri. Kështu që mbase ky ka qenë motivi im kryesor që të jem zëri të gjithë atyre që kanë nevojë për zë dhe natyrisht të jenë të dukshëm dhe të integruar në formë të barabart në shoqëri, nuk anashkalohet këtu edhe mbështeteja  e madhe e familjes të cilën e kam pasur gjatë gjithë jetës”, tha Elvana Shala.

Elvana Shala, Ambasadore e vullnetit të mirë

Mundesh me e lexu edhe…

Hulumtimi i UBO Consulting: 55.7 për qind e prindërve preferojnë që librat të shpërndahen përmes shkollave

Elvana Shala, që nga viti 2014 është ndër pesë ambasadoret e vetme në botë me mandat të dytë, ku ka përfaqësuar Kosovën në fushën e diplomacisë publike kudo në botë, përfshirë edhe në vendet apo organizatat që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Si Ambasadore  e Vullnetit të Mirë për Kosovën në Komisionin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, Shala ka arritur që të thyejë shumë barriera dhe paragjykime për kategoritë e margjinalizuara pa dallim, ndërsa zëri i saj është dëgjuar brenda dhe jashtë kufijve të Kosovës.

‘’Natyrisht është një arritje, në aspektin e diplomaticë publike do të thoja, sepse nuk është gjë e thjeshtë të jesh zë i Kosovës kudo në botë, përfshirë edhe në vendet të cilat nuk a kanë njohur shtetësinë e saj, apo edhe në organizatat të cilat ne nuk njemi ende anëtare në to si shtet i pavarur, dhe përtej kësaj natyrisht edhe të  ngre zërin për shumë kategori të cilat kanë pasur nevojë të jenë më të dëgjuara dhe më të integurara në shoqëri, duke sjellur projekte të ndryshe që prekin direkt përmirësimin e jetës së tyre”, shtoi ajo.

Elvana Shala, Ambasadore e vullnetit të mirë

E mjetet që Elvana përdor për të prekur jetën e gjithsecilit që kalon nëpër sfida që shpesh përjashtojnë nga mundësitë e barabarta, kalojnë titullin e saj si ambasadore. Ajo zërin e saj e fuqizon edhe me pushtetin e katërt, pra median, duke u bërë pjesë e çdo shtëpje dhe duke shtrirë edhe më tejë kauzën e saj humane.

‘’Realisht unë jam brenda kornizave të të dy profesioneve të mija, sepse unë kam studiuar shkenca politike edhe komunikim masiv dhe gazetari, edhe gjithmonë si fëmijë e kam pasur synim që kur të punoj, të punoj brenda kornizave të studimit, kështu që edhe në aspektin e misionit të ambasadores, përkon me fushën e studimit në shkenca politike, por edhe atë të rolit të autorës së emisionit përkon me profesionin e gazetares. Ajo se si arrij t’i balancojë, njihem si person që është menaxhuese shumë e mirë e kohës, realisht të bësh jetë me protokoll tash e 9 vite nuk është e lehtë dhe domosdoshmërisht të kesh gjithçka të kordinuar me protokoll, ta jep pastaj edhe mundësinë e balancit mes të dyja gjërave që t’i bësh në të njejtën kohë dhe natyrisht t’i bësh në formën më të mirë, se jo për t’i bërë veç hajt”, potencoi Shala.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Elvana Shala, Ambasadore e vullnetit të mirë /ceremonia e ndarjes së trofeut ‘Hyjneshat e shtetit’

Një mision si i Elvanës natyrisht se nuk do të kalonte pa sfida të shumëta, por cilat ishin ato që e përbëjnë rrugëtimin e saj, na tregon ajo duke përmendur edhe mënyrat e menaxhimit dhe tejkalimit të tyre.

‘’Viti i parë i emërimit tim si ambasadore ka qenë shumë sfidues, për shkak që isha e para e llojit të tillë që u emërua në Kosovë nga një mekanizëm ndërkombëtar, siç është Komisioni Ndërkombëtar i të Drejtave të Njeriut dhe tjetra, isha poashtu personi i parë që kishte vështirësi në lëvizje, dhe realisht bota politike e diplomatike nuk ishte mësuar që ta ketë një pozitë kaq të rëndësishme një përfaqësuese e cila vjen nga një kategori ta quajmë pak e margjinalizuar. Kështu që viti i parë, derisa spektri diplomatik e politik është mësu me Elvanën edhe me krejt funskionimin e saj për mua ka qenë shumë sfidues, sepse jam përballë me bullizime të ndryshme, jam përballë me paragjykime, për të cilat është dashur të jem shumë shumë e fortë, në mënyrë që mos të jap dorëheqje dhe të vazhdoj tutje të jem tashmë në mandatin e dytë. Por sot kur e kujtoj 9 vite pas, them mirë kam bërë që nuk kam dhënë dorëheqje, dhe mirë kam bërë që nuk jam dorëzuar, sepse jam e lumtur që spektri politik e diplomatik, e shoqëror, medial, tashmë është mësuar që edhe një person që mbase mund të ketë vështirësi të vogla në lëvizje mund të jetë lidere, mund të jetë përfaqësuese e shtetit, mund të jetë diplomate, dhe nuk duhet t’i shohim njerëzit në bazë të dukjes por në bazë të aftësive që kanë”, rrëfeu Elvana.

Elvana Shala, Ambasadore e vullnetit të mirë /ceremonia e ndarjes së trofeut ‘Hyjneshat e shtetit’

Një rrugëtim human si ky i Elvanës, natyrisht se kërkon bashkëpuntor e shumë punë për tu bërë, dhe lidhur me këtë ajo ka një kërkesë nga Qeveria, si institucioni bazë mbi të cilin bie barra e krijimit të kushteve të barabarta për secilin.

‘’Kemi ligje shumë të mira që janë të thirrura për të respektuar të drejtat e kategorive të margjinalizuara, por që të cilat gjejnë tepër pak, për të mos thënë fare zbatim në praktikë dhe këtu duhet të kemi një fokus më të veçantë që në momentin që miratohet një ligj në Kuvendin e Kosovës, mos të jetë vetëm një ligj i miratuar në letër dhe të futet diku në sirtar, mirëpo ai të gjejë zbatimin e plotë në praktikë në mënyrë që të gjithë pastaj të mund të konkludojmë që të kemi të drejta të barabarta në vendin tonë”, theksoi ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Elvana Shala, Ambasadore e vullnetit të mirë /ceremonia e ndarjes së trofeut ‘Hyjneshat e shtetit’

E ndërsa bashkëudhëtarë Shala ka mjaft, ajo ka një mesazh për secilin person i cili has në vështirësi për të kapërcyer situatat në të cilat vihen ata për shkak të aftësive të kufizuara apo paragjykimeve të tjera.

‘’Këtë epitet me qenë model i tjetrit, me të thënë drejtën është goxha vështirë me mbajtë mbi supe epitetin për të qenë model për të tjerët sepse duhet gjithmonë të jesh e gatshme për çfardo lloj sfide, çfarëdo lloj problemi që të del, të mos dorëzohesh dhe ta kesh një buzëqeshje në fytyrë, gjithsesi ajo që unë dua t’u themë te tjerëve është që asnjëherë të mos dorëzohen, sepse gjithçka është e mundur në jetë, ka vetëm njerëz që nuk dinë  si ta bëjnë të mundur, kjo është një lloj motje që mua më ka përcjell përgjatë gjithë karrierës time, ndaj duhet ta gjemë rrugën për t’i bërë gjërat e mundura dhe realitet”, tha Ambasadorja e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala.

Elvana Shala, Ambasadore e vullnetit të mirë /ceremonia e ndarjes së trofeut ‘Hyjneshat e shtetit’

Duke marrë parasysh se sa shumë punë duhet bërë për të pasur një gjithëpërfshirje në shoqëri, Elvana Shala, si Ambasadore e Vullnetit të Mirë këtë përpjekje ua njeh edhe të tjerëve. Andaj ajo në ceremoninë e organizuar nga vetë ajo, i dekoroi 33 gra nga grupe të margjinalizuara të cilat dhanë kontribut të vazhdueshëm në shoqëri me trofeun “Hyjnesha e Shtetit”. U dekoruan gra nga grupe të ndryshme të margjinalizuara, në shenjë motivimi, nderimi dhe falenderimi për rrugëtimin e vështirë që kanë bërë në jetë duke pasur vështirësi shëndetësore, paragjykime, barriera e shumëçka tjetër. Por, që asnjëherë nuk u ndalën duke qenë zëri i së drejtës, zëri i forcës e guximit për ta bërë vendin e gruas të merituar në shoqërinë kosovare. /Katror.info

Edicionin #31 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:ambasadore e vullnetit te mireçmimelvana shalafalenderiminspiruesekategoritë e margjinalizuarakategoritë e ndjeshmepeoplepërfaqësimtopTophometrofeu hyjnesaht e shtetit

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Peninsula Basketball Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 12-të në Superligën e Kosovës në basketboll
Artikulli i ardhshëm Lisbona, një nga destinacionet më të lira në Evropë, sapo është shpallur kryeqyteti i inovacionit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”

21 Shikime
People

Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë

27 Shikime
People

Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’

37 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?