Presidenti Donald Trump tha të enjten se pret të bëjë një marrëveshje tregtare me Kinën, megjithëse ai nuk ofroi specifika apo indikacione se si do të fillonin bisedimet me dy superfuqitë në një ngërç të dukshëm.
“Ne do të bëjmë një marrëveshje”, tha Trump nga Shtëpia e Bardhë në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje mundësinë e kontaktimit me presidentin e Kinës, Xi Jinping.
“Unë mendoj se do të bëjmë një marrëveshje shumë të mirë me Kinën”.
Më herët të enjten, Ministria e Tregtisë e Kinës u kërkoi Shteteve të Bashkuara të ndalonin ushtrimin e “presionit ekstrem” mbi ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe kërkoi respekt në çdo bisedë tregtare, por të dy palët mbetën në një ngërç se kush duhet t’i nisë ato bisedime, transmeton Telegrafi.
Ndërsa Trump ka lehtësuar përkohësisht tarifat e tij të larta të shpallura së fundmi për mallrat nga dhjetëra partnerë tregtarë, ai la në fuqi taksat e tij të reja të importit për mallrat kineze që përmblidhen së bashku 145%, shkruan Reuters. /Katror.info
Përgatiti:
