UNUM Festival është rikthyer fuqishëm me edicionin e katërt në plazhin e Rërës së Hedhur në Shëngjin nga datat 1 deri 6 qershor dhe këtë vit po kalon të gjitha pritshmëritë.
Tashmë, Rana e Hedhur është mbushur me më shumë se 20.000 persona nga e gjithe bota.
Megjithëse festivali ka filluar, ende kemi 2 ditë të tjera të magjisë së Unum-it përpara nesh ku na presin tinguj e beats nga dj’s te medhenj boteror si:MARCO CAROLA, RICARDO VILLALOBUS, SONJA MOONEAR e shume emra tjerë të parezistushëm 24 ore pa ndërprerë.
Unum Festival ka tashmë është bërë një emër i njohur për trevat shqipëtare si dhe të gjithë Evropën si një nga festivalet më të mirë në Evropë. Dhe një vend me mundësi të shkëlqyer për të takuar njerëz të ndryshëm dhe për të eksploruar muzikën e re dhe kulturën në një mjedis fantastik./Katror.info