Universiteti i Prishtinës sot ka lidhur partneritet me Isla Internships Abroad ku nga ky bashkëpunim praktikantë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do kenë mundësinë të kryejnë praktikë profesionale në Universitetin e Prishtinës, raporton Katror.info.
“Ky partneritet hap dyert për një nivel të ri të bashkëpunimit ndërkombëtar, duke përmirësuar cilësinë e arsimit dhe duke sjellë një vlerë të shtuar në zhvillimin e karrierave të studentëve tanë”, është thënë në njoftimin e bërë nga ky institut.
Më tutje në njoftim thuhet se Isla Internships është organizatë e cila promovon përfshirjen dhe njeh vlerat e ndryshme nga sfondet, kulturat dhe identitetet e ndryshme./Katror.info