Kosova feston 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë, me një nga ngjarjet më të rëndësishme shtetërore – parakalimin ceremonial.
Kjo paradë ushtarake dhe institucionale është një moment solemn dhe madhështor, ku Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), Policia e Kosovës dhe njësitë e tjera shtetërore marshojnë në nder të pavarësisë dhe sakrificave për lirinë e vendit.

Në këtë ngjarje përveç liderët më të lartë shtetërorë, përfaqësues diplomatikë edhe mijëra qytetarë mbushin sheshet kryesore të Prishtinës për të ndjekur nga afër këtë demonstrim të forcës, disiplinës dhe përkushtimit institucional.
Para se të niste parakalimi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se populli i Kosovës është këtu falë përkushtimit dhe sakrificës për Pavarësi.

“Ne këtë 17-vjetor të shtetit tonë ne jemi këtu sepse qëndruam dhe rezistuam. Ne jemi sot këtu sepse luftuam sepse sakrifikuam sepse nuk u përkulëm kurrë para dhunës, para padrejtësisë dhe mizorive”, është shprehur Osmani, duke shtuar se falë ushtrisë dhe policisë që sot parakalojnë arritëm ta mbrojmë edhe çdo pëllëmbë të shtetit tonë.

Ky 17 Shkurt shënon një tjetër vit të sovranitetit të Kosovës, duke forcuar ndjenjën e unitetit dhe krenarisë kombëtare në mesin e qytetarëve, të cilët me flamuj në duar dhe emocion në zemër festojnë shtetin e tyre të lirë e të pavarur. /Katror.info
Përgatiti:
