Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës sot do të promovohet libri për fëmijë “Uta në Sharr” nga alpinistja Uta Ibrahimi, libër ky që paraqet një rrëfim magjik duke ndërthur aventurën, natyrën dhe edukimin.
”Një tregim shumë i bukur i një rrugëtimit tim në malet e Sharrit, i shkruar me shumë dashuri nga Tuba Safçiu dhe ilustruar me shumë ngjyra nga Qendrim Hoxha, faqojse nga Vigan Hoxha, lektorim nga Flutur Mustafa, dhe këshillim për naturën nga Krenare H. Salihu .. e shumë të tjerë që e kanë ndihmu këtë proces mjaft të gjatë, ata që na kanë inspiru, familje e shoqëri, kolegë të Utalaya Foundation, Lum Ademi, etj. faleminderit”, shkruan Uta Ibrahimi në Facebook.
Ky libër është një thirrje për të njohur dhe mbrojtur natyrën, për të nxitur kureshtjen ndaj shkencave natyrore dhe për të zgjuar dashurinë për malet, kafshët, bimët dhe aventurat në ambiente të hapura.
Në këtë ngjarje e cila fillon nga ora 16:30 do të keni mundësinë ta bleni librin me çmim promocional me nënshkrim nga autorja dhe Ilustruesi. /Katror.info
Përgatiti:
