Iniciativa për promovimin dhe fuqizimin e vajzave dhe grave në Teknologji Informative, do të sjellë mbi 60 aktivitete për 6 ditë, në kuadër të edicionit të dytë ‘’VAJZAT NË TIK 2023’’.
Këto aktivitete do të fillojnë nga data 23 deri më 28 prill.
‘’Përmes 25 aktiviteteve me 15 organizata partnere në edicionin e parë të Javës së Vajzave në TIK vitin e kaluar të iniciuar nga Nënkryetarja e Kryeqytetit, znj. Donjeta Sahatçiu, 1000 vajza arritën të angazhohen me teknologji dhe të fillojnë të mendojnë një karrierë të mundshme në TIK’’, thuhet në njoftimin e publikuar nga ‘’Girls in ICT Kosovo’’, në Facebook.
Këto aktivitete janë planifikuar së bashku me 35 organizata e kompani partnere dhe do të mbahen brenda dhe jashtë Prishtinës. Në këtë edicion do të mbahen ligjerata në shkolla, vizita në kompani, panair pune, diskutime, trajnime, prezantime.
Në këtë vegëz https://girlsinictkosovo.com/ mund të gjeni aktivitetet që ju pëlqejnë dhe mund të bashkoheni me shoqërinë.
Këto aktivitete janë mbështetur nga Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, USAID Compete Activity dhe Enhacing Youth Employment (EYE). /Katror.info
Përgatiti:
