Mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka realizuar një tjetër gol me fanellën e Istanbulsporit.
Ethemi e ka nisur ndeshjen mes Istanbulspor dhe Kayserispor nga minuta e parë si gjithmonë, ku skuadra e tij u mposht 2-4 në shtëpi.
Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut arriti të realizonte golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 32-të pas asistimit nga Eyanga-Lokilo.
Për Ethemin ky ishte goli i tetë këtë kampionat, derisa ka bërë edhe tre asistime./Katror.info