Gara e parë në vend për artikuj gazetaresk me përmbajtje bujqësore vazhdon të jetë e hapur deri më 10 gusht 2025. Iniciativa është pjesë e aktivitetit “Agro Media Partnership” dhe organizohet nga Caritas-i Zviceran në Kosovë, në kuadër të programit EREA – Fuqizimi i Ekonomive Rurale në Bujqësi, të financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, shkruan Katror.info.
Përmes kësaj gare, për herë të parë në Kosovë do të vlerësohen dhe shpërblehen raportimet gazetareske që trajtojnë tematika të lidhura me bujqësinë, duke synuar nxitjen e përmbajtjes cilësore mediatike në këtë fushë dhe ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e bujqësisë dhe të fermerëve në zhvillimin ekonomik të vendit.
Kush mund të aplikojë?
Gara është e hapur për të gjithë gazetarët dhe gazetaret, freelancerët si dhe studentët e gazetarisë, të cilët mund të aplikojnë me artikuj të publikuar nga data 1 janar deri më 10 gusht 2025. Lejohet aplikimi me maksimum dy artikuj – një video-artikull dhe një artikull të shkruar.
Çmimet për fituesit:
Katër çmime do të ndahen këtë vit, të ndara sipas formatit:
Artikulli i shkruar më i mirë: 600 euro
Vendi i dytë për artikull të shkruar: 400 euro
Video-artikulli më i mirë: 600 euro
Vendi i dytë për video-artikull: 400 euro
Kriteret e vlerësimit përfshijnë origjinalitetin, rëndësinë e temës, thellësinë e trajtimit, kreativitetin dhe cilësinë teknike për video-materialet. Vlerësimi do të bëhet nga një juri profesionale e pavarur.
Si të aplikoni?
Materialet ose linku i artikullit duhet të dërgohen në e-mailin: [email protected], me titullin:
“Emri Mbiemri – Agro Competition – EREA”.
Afati për aplikim:
I hapur deri më 10 gusht 2025
Fituesit shpallen më 29 gusht 2025
Gara synon të nxisë raportimin profesional në fushën e agros dhe të krijojë ura më të forta bashkëpunimi ndërmjet sektorit mediatik dhe atij bujqësor. Temat e preferuara për këtë garë përfshijnë bujqësinë organike, teknologjitë inovative në bujqësi, sfidat e fermerëve dhe agrobizneseve, gratë në bujqësi si dhe këshillat profesionale për praktikat bujqësore.
Për më shumë informacione dhe detaje rreth kushteve të aplikimit, vizitoni faqen e Caritas-it Zviceran në Kosovë në Facebook:/Katror.info