Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme, duke e konsideruar atë si “të ndikuar politikisht dhe absurd”.
Përveç kësaj, LVV ka kërkuar edhe masë të përkohshme për pezullimin e vendimit të Supremes.
Sipas kësaj partie, është detyrë e institucioneve që të ruajnë vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhje, pasi nga ky vullnet buron legjitimiteti i secilit institucion të Republikës.
“Vetëm një vendim i drejtë i Gjykatës Kushtetuese do të siguronte ndalimin e një deformimi të tillë”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Po ashtu, kjo parti vlerëson se një vendim sa më i shpejtë mbi kërkesën për masë të përkohshme është i domosdoshëm për të parandaluar “tjetërsimin dhe deformimin e vullnetit të shprehur të qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025”. /Katror.info
Përgatiti:
