Media të ndryshme sportive kanë raportuar ditët e fundit se Cristiano Ronaldo do të largohet nga Europa dhe do të transferohet në Arabinë Saudite, atje ku duket se ia kanë bërë gati edhe “super vilën luksoze”, ku do të qëndrojë ylli botëror i futbollit me familjen e tij.
‘Daily Mail’ shkruan se 37-vjeçari është në prag të nënshkrimit me Al Nassr, klubin e madh në Arabinë Saudite, për një kontratë rreth 200 milionë euro në vit. Media britanike e komenton këtë lëvizje të mundshme si një tentativë e drejtuesve në Arabinë Saudite për ta kthyer vendin sa më tërheqës për perëndimorët.
Sipas ‘Daily Mail’, Ronaldo dhe familja e tij do të vendosen në një kompleks madhështor, madje të mbrojtur nga ligjet strikte në Arabinë Saudite, shkruan zvicerania Blick.
Edhe pse temperaturat arrijnë deri në 50 gradë celsius gjatë verës, i nxehti nuk do të jetë problem për familjen Ronaldo, pasi në vilën ku ata do të vendoset do të ketë edhe një pishinë me përmasa olimpike. Po ashtu, Ronaldo do të ketë në ‘vilën’ e tij edhe një palestër, madje edhe një restorant, në mënyrë që ai të mos ketë nevojë të dalë jashtë saj./Katror.info