Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar se çfarë ka diskutuar me miliarderin, Elon Musk, në Paris të Francës.
Ajo zbuloi detaje nëpërmjet një postimi në “X”.
“Me Elon Musk në Paris. Një bisedë e shkëlqyer për efikasitetin dhe efektivitetin e qeverisë, përpjekjet për të luftuar dezinformimin, si dhe rëndësinë e respektimit të gjithmonshëm të vullnetit të popullit.”, ka shkruar presidentja Osmani.
With @elonmusk in Paris.
A great conversation about government efficiency and effectiveness, efforts to fight disinformation, as well as the importance of always respecting the will of the people. pic.twitter.com/RbIe2nvjRv
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 8, 2024
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka emëruar Elon Musk në një rol që synon krijimin e një qeverie më efikase, duke i dhënë edhe më shumë ndikim njeriut më të pasur në botë, i cili dhuroi miliona dollarë për të ndihmuar Trumpin të zgjidhej.
Musk dhe ish-kandidati republikan presidencial, Vivek Ramaswamy do të bashkëdrejtojnë një Departament të sapokrijuar të Efikasitetit të Qeverisë, një entitet që Trump tregoi se do të operojë jashtë kufijve të qeverisë, pat raportuar Reuters.
Trump tha në një deklaratë se Musk dhe Ramaswamy “do t’i hapin rrugën administratës sime për të çmontuar burokracinë qeveritare, për të ulur rregulloret e tepërta, për të shkurtuar shpenzimet e kota dhe për të ristrukturuar Agjencitë Federale”./Katror.info