WhatsApp ka lëshuar funksionin e shumëpritur, i cili lejon përdoruesit të modifikojnë mesazhet e tyre të dërguara (Edit).
Funksioni i lartpërmendur u njoftua vitin e kaluar dhe aktualisht është i disponueshëm për testuesit beta për WhatsApp Web. Pritet që në të ardhmen të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit.
Lëvizja është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të WhatsApp për të përmirësuar platformën e saj dhe për të përmbushur kërkesat e përdoruesve, shkruan Katror.info.
Sipas WABetaInfo, veçoria e redaktimit mund të aksesohet nga menyja e opsioneve për çdo mesazh me tekst. Përdoruesve që zgjedhin këtë opsion do t’u kërkohet të “redaktojnë” mesazhin në një dritare të re. Mesazhi i redaktuar do të përditësohet për të gjithë në chat, nëse ata kanë versionin më të fundit të WhatsApp.
Për të siguruar autenticitetin e bisedës, funksioni vjen me një afat kohor prej 15 minutash për përdoruesit për të redaktuar mesazhin. Brenda kësaj periudhe, është e mundur të redaktoni mesazhin disa herë.
Veçoria Edit për modifikimin e mesazheve është aktualisht e disponueshme vetëm për përdoruesit e WhatsApp Web beta, por përdoruesit e WhatsApp beta Android pritet ta marrin atë së shpejti.
Funksioni i ri i redaktimit të mesazheve për përdoruesit e ueb-it pritet të jetë një shtesë e mirëpritur për të gjithë ata që e presin dhe e dëshirojnë këtë opsion për një kohë të gjatë./Katror.info