Platforma X, e njohur më parë si Twitter, po konsideron të prezantojë verifikimin e ID-së për të luftuar llogaritë e rreme.
Lëvizja ka qenë objekt i thashethemeve të shumta që kur Elon Musk bleu platformën.
Informacioni erdhi nga studiuesja e pavarur Nima Ovidji, e cila ndau një pamje nga ekrani që tregon materialet që përdoruesit e Premium duhet të përdorin për të verifikuar identitetin e tyre.
Midis tyre janë një kartë identiteti dhe një pajisje me një aparat fotografik – ndoshta një smartphone. Verifikimi do të zgjasë rreth pesë minuta. Mesazhi gjithashtu thekson se përdoruesit duhet të jenë të përgatitur për të fotografuar veten dhe për të dërguar fotografi të ID-ve të tyre, shkruan Katror.info.
Nëse lexoni mes rreshtave, ndër të tjera thuhet se X do të ruajë imazhet e dokumentit tuaj dhe të dhënat biometrike në serverët e tij deri në 30 ditë. Gjatë kësaj periudhe, platforma do të ndajë të dhënat tuaja me kompaninë e verifikimit të identitetit.
Data e lëshimit të kësaj veçorie nuk dihet, por është e rëndësishme të theksohet se me sa duket do të jetë opsionale për përdoruesit e Premium. Ka dyshime se kjo në fakt do të ndalojë llogaritë e rreme në platformën X./Katror.info