katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    17 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    17 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    2 days ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    2 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    17 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    17 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    18 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    17 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    1 day ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    1 day ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Yjet e pop muzikës zvicerane janë shqiptarë – cili është sekreti i suksesit të tyre?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraPeople

Yjet e pop muzikës zvicerane janë shqiptarë – cili është sekreti i suksesit të tyre?

Last updated: 02/05/2023 6:53 AM
219 Shikime
Shpërndaje
Foto: Albinfo.ch

EAZ, Ilira dhe Loredana janë aktualisht eksportet më të suksesshme të muzikës nga Zvicra dhe të gjithë janë me origjinë shqiptare.

Suksesi i këngëtarëve me prejardhje shqiptare që janë pjesë e skenës muzikore zvicerane, ka qenë edhe më parë temë me të cilën janë preokupuar mediat e këtushme, shkruan albinfo.ch. Kështu, këngëtar/e si Ilira, Loredana dhe disa të tjerë, kryesisht reperë, kanë qenë herë pas here në fokus të gazetave zvicerane, të cilat e kishin evidentuar “sekretin” e suksesit të tyre, shkruan albinfo.

Së fundi të dielën, shtëpia më e madhe mediale e Zvicrës ”Ch Media” ka publikuar një artikull, me të cilin i qaset “me themel” kësaj teme, duke ju referuar në radhë të parë sukseseve aktuale të këngëtarit të repit, të njohur me emrin artistik AEZ, prapa të cilit fshihet emri i vërtetë, Arbër Rama.

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Në vazhdim, albinfo.ch përcjell këtë artikull, me pak shkurtime.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Muzikantët me origjinë shqiptare sulmojnë top-listat. Ata janë ambasadorët e një brezi të ri zviceran. Aktualisht më i suksesshmi është reperi dhe këngëtari EAZ.

Diçka si kjo nuk ka ndodhur në më shumë se 50 vjet. Muzika zvicerane, në dialekt zviceran (“Schwizer dütsch”) bën pjesë tani në toplistat e këngëve në Gjermani dhe Austri. Kënga “Juicy” e reperit EAZ nga Wetzikoni (Zürich) me rrënjë shqiptare, nuk ka të ndalur. Natyrisht edhe në Zvicër, ku kënga ka gjashtë javë që qëndron në krye të listës së këngëve por sidomos në vendet jo gjermanishtfolëse ku ai është në pozicionet e larta të listave.

Numrat e transmetimit të kësaj kënge po shpërthejnë. Në mars, EAZ kishte 171,208 dëgjues mujor në Spotify. Tani ky numër është mbi 1.3 milion. Në përgjithësi, “Juicy” është transmetuar pothuajse 10 milionë herë në mbarë botën. Ky është gjithashtu një rekord sa i përket muzikës me tekst në dialektin zviceran të gjermanishtes, transmeton albifo.ch mediat zvicerane. Thjesht, EAZ aktualisht është duke shkruar historinë e muzikës zvicerane.

Për sa u përket numrave të transmetimit, këngëtarit EAZ ia kalon vetëm Ilira këngëtarja 28-vjeçare nga Brienz, me 3.8 milionë dëgjues në muaj dhe reperja 27-vjeçare Loredana, 1.7 milionë. EAZ, Ilira dhe Loredana janë aktualisht eksportet më të suksesshme të muzikës nga Zvicra – dhe të gjitha janë me origjinë shqiptare. Ndërkaq diaspora shqiptare në Zvicër nuk duket se ka probleme me “juniorët”. Sepse është edhe Lorent Berisha që po depërton në skenën e madhe të muzikës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Këngëtari me origjinë shqiptare (nga Kosova) sapo ka përfaqësuar me sukses ngjyrat zvicerane në casting spektaklin gjerman “Deutschland sucht den Superstar” (DSDS) dhe ka arritur vendin e tretë, transmeton albinfo.ch. 19-vjeçari nga Lucerni dëshiron të ndjekë hapat e këngëtarit “Johns Tears”, i cili arriti rezultatin më të mirë për Zvicrën në një kohë të gjatë në Eurovision Song Contest dy vite më parë, duke u radhitur i treti.

Dhe, po, edhe ai është me origjinë shqiptare, ka emrin Gjon Muharremaj. Ai sapo ka publikuar albumin e tij të mrekullueshëm debutues “The Game”.

Muzikantët zviceranë me origjinë shqiptare janë drejtuesit e një brezi të ri. Fytyrat e popit të ri zviceran.

Reperi dhe këngëtari EAZ ka aktualisht ecurinë më të mirë. E takojmë në Wetzikon, ku është lindur dhe është rrit në një apartament modest në bllok. Ai tani jeton në Villmergen AG me të dashurën e tij kiliano-zvicerane, por ka ende lidhje të forta me komunën Wetzikon, në Oberland të Cyrihut.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai viziton prindërit dhe miqtë e tij këtu të paktën një herë në javë. “Këtu unë di gjithçka dhe njoh të gjithë, kam përjetuar gjithçka. Këtu kam pasur një përvojë të mrekullueshme fëmijërie dhe rinie. Këtu ndihem si në shtëpinë time”, thotë EAZ dhe tregon historinë e tij emocionuese.

Babai i tij ka ardhur në Zvicër në vitin 1984 në moshën 19-vjeçare si punëtor migrant dhe shpejt gjeti një pozicion të përhershëm në një punishte zdrukthtarie në Bäretswil. Familja me nënën dhe tri motrat e tij fillimisht kanë qëndruar në Kosovë dhe i janë bashkuar atij në vitin 1993, në Zvicër.

Në të njëjtin vit, 1993, në këtu lindi Arbër Rama, më i riu i familjes. Familja qe integruar shpejt në Zvicër. Nëna e Arbrit përfundoi menjëherë një kurs 6-mujor të gjermanishtes, u punësua në shtëpinë e të moshuarve Wetzikon dhe më vonë kreu edhe një praktikë.

“Ne ishim mirënjohës që ishim këtu dhe u përshtatëm shpejt me kushtet zvicerane”, thotë Arbëri. Megjithatë, edhe pse familje model, ajo u përball me paragjykime. Një banore në bllokun e tyre kishte mbledhur nënshkrime kundër  familjes Rama. Por një polic që jetonte në të njëjtin bllok u ngrit në mbrojtje të familjes derisa zonja u tërhoq nga mbledhja e nënshkrimeve. Sot ajo është fanse e këngëtarit EAZ.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në shtëpi familja flet një përzierje të gjuhës shqipe dhe gjermane zvicerane. “Unë mendoj në gjermanishten zvicerane,” thotë EAZ. Tekstet e tij janë kryesisht në dialekt, të ndërthurura me fjalë skenike angleze, e ndonjëherë edhe shqip. «

Arbëri ka qenë një nxënës i mirë derisa e kapi virusin rep në moshën njëmbëdhjetëvjeçare. “Bota e 50 Cent, Eminem dhe 2Pac papritmas më interesoi shumë më tepër sesa shkolla. E braktisa shkollën dhe shkova në studio”, thotë ai.

“Në fillim, muzika më mori pothuajse gjithçka, më pas mi ktheu të gjitha,” thotë ai në retrospektivë. “Unë i kalova kufijtë dhe bëra një budallallëk (ka qëndruar një javë në burg) për të cilin jam thellësisht i penduar,” thotë ai dhe kjo është arsyeja pse ai ende ka një brejtje të ndërgjegjes ndaj prindërve të tij: “Ata më kanë dhënë vetëm të mira.”

“Nuk më pëlqen imazhi gangsta. Dua të angazhohem për muzikën e mirë dhe qëndrimin pozitiv ndaj jetës”, shpjegon me vendosmëri dhe distancohet nga tekstet që lavdërojnë dhunën dhe janë armiqësore ndaj grave, transmeton albinfo.ch. “Unë jam rritur me femra. Tri motrat e mia dhe nëna ime më kanë dhënë kaq shumë dashuri. U kemi shumë borxh grave tona”, thotë ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Hitet e tij më të mëdha “Motivé” dhe “Juicy” janë himne të vërteta për gratë. Duke bërë këtë, ai orientohet drejt modelit të tij të madh 2Pac, i cili luftoi kundër diskriminimit ndaj grave. EAZ ka gjithashtu një imazh modern, të diferencuar të gruas, që është në kundërshtim me shoqërinë më patriarkale shqiptare. “Në shumë aspekte, femrat janë më të forta dhe më superiore se ne meshkujt”, thotë ai. Edhe e dashura e tij e drejtoi në drejtimin e duhur dhe i dha jetës strukturën e nevojshme. “Ajo është gjysma ime më e mirë,” thotë ai.

Ashtu si shumica e shqiptarëve të Kosovës në Zvicër, origjina e tij është e rëndësishme për të. “Kosova është saktësisht atdhe imi, njësoj sikurse dhe Zvicra”, thotë ai. Por, si futbolldashës, ai do të zgjidhte kombëtaren e Zvicrës. Aktualisht është mjaft i impresionuar nga Granit Xhaka si futbollist. Si person, megjithatë Shaqiri është më i afërt me të. Ashtu si ai, edhe EAZ është më shumë një djalë i qetë, me pak humor dhe një zemër të madhe: EAZ, Shaqiri i repit zviceran.

Por pse janë kaq të suksesshëm artistët shqiptarë të popit dhe repit nga Zvicra? Si është e mundur që ata mund të bëjnë atë që zviceranët nuk munden? Dhe përse ata ua kalojnë shumë zviceranëve? “Kur ne shqiptarët bëjmë diçka që duam, japim gjithçka dhe akoma më shumë”, thotë EAZ. Këtu na vjen ndërmend edhe krahasimi me futbollin. Emigrantët shqiptarë janë ndjekur nga një imazh i keq në Zvicër që nga vitet 1990.

Siç shpjegon një studim i diasporës nga Zyra Federale për Migracionin e vitit 2010, të rinjtë meshkuj me origjinë kosovare në veçanti ishin identifikuar shpesh me stereotipe të tilla si “macho ballkanas të prirur ndaj dhunës”, “raserë” apo edhe “tregtarë të drogës”, transmeton albinfo.ch. Kështu, të rinjtë shqiptarë përballeshin me paragjykime që mund t’i dëmtonin rëndë në jetën e përditshme dhe veçanërisht kur kërkonin vend për praktikë (zanat) apo punë. Futbolli ka qenë prej kohësh një nga mundësitë e pakta për të rinjtë shqiptarë për të fituar vlerësim dhe respekt në atdheun e tyre të ri dhe për t’u ngjitur në rendin social.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ajo që ishte e vërtetë për futbollin është e vërtetë edhe për repin dhe këngën. Sido që të jetë, bie në sy fakti se një sërë shqiptarësh si Drini, Baba Uslender, Marash, Bossnak dhe Xen shumë shpejt iu përkushtuan repit. EAZ mori motivim dhe guxim nga ky disavantazh: “Ne jemi zëri i të rinjve që nuk dëgjohen,” thotë së fundmi EAZ. Dhe sot ai do të dëgjohet.

Identiteti dhe identifikimi janë shumë të rëndësishëm për shqiptarët – besnikëria (lojaliteti). Ndaj miqve, prindërve, më të afërmve, ndaj bllokut, Wetzikon-it, Kosovës, komunitetit shqiptar, por edhe ndaj Zvicrës. Ai ka tatuazhuar fjalën “Loyalty” në pjesën e pasme të dorës.

Kohezioni i komunitetit shqiptar është i fortë.

Sot në Zvicër jetojnë gati 120 mijë shqiptarë të Kosovës. Kjo është 6 për qind e popullsisë kosovare. Përveç kësaj, janë edhe shqiptarët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilët bëjnë pjesë në komunitetin e madh, transmeton albinfo.ch. Miliona shqiptarë janë të shpërndarë nëpër botë. Ata të gjithë mbështesin artistët e tyre të popit. Qofshin ato Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max – apo Loredana, Ilira dhe EAZ.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por EAZ nuk kufizohet dhe ka edhe shumë miq zviceranë. Ai nuk fajëson të tjerët për hapat e tij të gabuar, ai dëshiron t’i përkasë dhe bën muzikë për të gjithë. Ky vullnet e shtyn atë. Ai është gjithashtu i pari dhe deri tani i vetmi nga kjo skenë e repit shqiptar që i afrohet “mainstream”-it dhe guxon të bëjë muzikë pop të orientuar nga komercialja, ndërkombëtarja, me refrene tërheqëse. Sot më shumë këndon sesa bën rep. E gjithë kjo e bën atë të qasshëm dhe të hapur ndaj të tjerëve.

EAZ dyshon se ndër fansat e tij tani ka më shumë zviceranë se shqiptarë kosovarë. Por, së bashku me shqiptarët e Kosovës, kjo e bën dallimin (ja siguron suksesin). Kjo ja jep ndoshta përparësinë kryesore.

Brezi i tretë i shqiptarëve po mbërrin në thelbin e shoqërisë zvicerane. Klisheja e shqiptarit si punëtor në kantier ndertimi është e vjetëruar. Barbara Burri Sharani, e cila ishte përgjegjëse për studimin e përmendur, vëren sot se shqiptarët po gjejnë gjithnjë e më shumë rrugën e tyre në universitete dhe madje edhe në politikë, përcjell albinfo.ch. Por edhe paragjykimet po eliminohen ngadalë në shoqërinë zvicerane./ Albinfo.ch. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Radioteleskop gjigand në hënë – Gjithçka që duhet të dini për projektin e ri të NASA-s!
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    “Tapi Tapi”: Akulloret që qetësojnë shpirtërat dhe ringjallin kujtesën afrikane
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Një xhel i veçantë mund të ndihmojë në shpëtimin e koraleve
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kopshtaria aktiviteti fizik që nënvlerësohet – mëso përfitimet për mendjen
TAGGED:EAZIliralajme të miraloredanamuzikapeoplePop MusicreperashqiptarëtTophomeZvicër

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Dy DJ-të e famshëm zbulojnë të mirat e të këqijat e këtij profesioni
Artikulli i ardhshëm Tri aktivitete të pranverës që do t’ju pëlqejnë
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraNewsletter

Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17

22 Shikime
Lajme të mira

Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore

20 Shikime
Lajme të mira

Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë

22 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?