Shkencëtarët kanë identifikuar një lloj specifik të valëve të trurit që lidhet me ankthin te personat me sëmundjen e Parkinsonit.
Sipas tyre, ky zbulim “hap derën” për përdorimin e stimulimit të thellë të trurit si një metodë për të lehtësuar simptomat e ankthit te pacientët me këtë gjendje progresive neurologjike, shkruan Positive News, transmeton Katror.info.
Aktualisht, stimulimi i thellë i trurit përdoret për të trajtuar simptoma fizike si dridhjet te personat me Parkinson.
“Të kuptuarit e qarkullimit dhe sinjaleve të trurit të ankthit është thelbësor për zhvillimin e terapive të reja të personalizuara kundër kësaj simptome dëmtuese”, tha Dr. Simon Little nga Universiteti i Kalifornisë, San Francisko, bashkëautor i studimit. /Katror.info
Përgatiti:
