Kombëtarja e Zvicrës i ka konfirmuar dy ndeshje miqësore para nisjes së kampionatit evropian “EURO 2024”.
“Helvetikët”, më 4 qershor do të luajnë kundër Estonisë në Luzern, derisa katër ditë më vonë do të ketë punë me Austrinë në Sankt Gallen.
Po ashtu, Zvicra e “shqiptarëve” do t’i luajë edhe dy ndeshje tjera para qershorit.
Die Schweiz trifft im Juni auf Estland in Luzern (4.6, 20:15) und Österreich in St.Gallen (8.6, 18:00) ⬇️https://t.co/yT9MLZjRlG
— 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) February 14, 2024
Ekipi i drejtuar nga Murat Yakin, do të luajë kundër Danimarkës dhe Irlandës së Veriut.
Kombëtarja zvicerane në “EURO 2024” është e renditur në grupin A, transmeton Klan Kosova.
Aty bëjnë pjesë edhe Gjermania që është nikoqir i kampionatit, Skocia dhe Hungaria./Katror.info