A ke mendu me mijëra herë se qysh me u ushqy ma shnetshëm, por ke pritu? E dijmë – edhe neve që ja mbajmë për njerëz t’shnetshëm na ndodhë kjo. Veç dije që ka metoda qysh mundesh me ja ba pakëz hyzmetin shnetës, n’hapa tepër t’shpejtë e t’thjeshtë. Nji prej mënyrave ma t’mira e t’lehta për me marrë vlera ushqyese asht përmes smoothie-ve, edhe definitivisht munden me u adaptu lehtë edhe n’bazë t’nevojave, t’shijeve edhe harxhit që t’qëllon ngat.
Smoothie ma klasik, por i shijshëm e fantastik vazhdon e mbatet smothie me dredhëza. Edhe nuk të duhen ma shumë se 3 përbërës, 1 blender edhe 1 minut.
PËRBËRËSIT:
1 banane
6-7 dredhëza
1/2 e gotës jogurt
PËRGATITJA:

Pastroji dredhëzat. Preji bananet dhe dredhëzat në copëza dhe vendosi n’blender bashk me jogurtin. Bluje masën deri sa t’njitrajtëzohet. Vendose smoothien n’gotë, Dekoroje me nji copë dredhëz sipër. Shijo!
A t’tham që nuk asht’ vështirë? Pos e shijshme, po doket edhe mirë.
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram: https://www.instagram.com/gurmaneria/
Përgatiti:
