Nise ditën n’drejtim t’mirë! Veç 1 orë e gjysmë mjafton me t’kthy energjinë, fokusin edhe disponimin, shkruan Katror.info. Këto janë 10 veprime t’thjeshta që kanë efekt t’madh n’ditën tane ⬇️
1. Çohu herët ⏰
Qohu ma herët se zakonisht – ke kohë me marrë frymë, me u qetësu edhe me planifiku ditën pa stres.
2. Mos e kqyr telefonin 📵
Qiti pushim rrjetet sociale për së paku 30 minuta. Fillimi i ditës le t’jetë për ty, jo për TikTok-in.
3. Shkruji 3 punët kryesore që don me i kry sot 📝
Veç 3. Kjo t’ndihmon me u fokusu e me i kry gjanat me radhë.
4. Kryje detyrën ma t’randë qysh në fillim 💪
Ajo puna që po t’lodh veç duke e mendu? Kryje qaty për qejf – ditën e ki të fitume!
5. Pi ujë dhe ha diçka t’shëndetshme 🥣
Një gotë ujë edhe 1 mëngjes me proteina, fibra e vitamina – energji për krejt ditën.
6. Bëj pak ushtrime apo stretching 🤸
S’ka nevojë palestër – veç pak lëvizje për me e zgju trupin e me i lëshu muskujt.
7. Pastro veten dhe vetëbesimin 🚿
Dush i shpejtë, pastroje fytyrën, qit parfumin e preferum. Kjo rrit disponimin menjiherë!
8. Shkruj 5 minuta në ditar ✍️
Shkruj çka ndjen, çka pret, çka s’don. Mendja qartësohet kur e nxjerr fjalën në letër.
9. Lexo ose dëgjo diçka motivuese 📚🎧
1 citat i mirë, 1 podcast, ose 1 tekst inspirues mjafton me ta ngrit energjinë për krejt ditën.
10. Rregullo dhomën apo tavolinën 🧹
Ambient i pastër = kokë e pastër. Qetësohesh dhe ndihesh më i/e organizume.
S’ka nevojë me i bo krejt përnjëherë – provo 3-4 prej tyre dhe shih ndryshimin.
Fillimi i ditës e vendos tonin për krejt ditën. Tash e ke në dorë me e nis mbarë. ☀️💪/Katror.info