Me çmimet n’rritje e sipër, por edhe koston e lartë t’jetesës n’përgjithësi, secili kemi fillu me shqyrtu mundësi ma ekonomike t’përgatitjes t’ushqimit, sidomos kur bahet fjalë për çka me hangër n’pauzë. Poashtu, tash ka fillu mësimi për fëmijët, e edhepse disa furnizohen n’shkollë me ushqim, jo t’gjithë e kanë n’qejf atë që shkolla ofron, andaj ne kemi zgjedhe disa opsione t’cilat mundesh me ua përgatitë fëmijëve me i marrë me vehte.
Sanduiçat t’cilët po t’i rekomandojmë janë n’thelb sanduiçë t’cilët nuk dojnë shumë punë dhe mundesh lehtë e shpejt me i ba gati, qoftë n’mbramje; para se me flejtë, ose edhe herët n’mëngjes, sepse, nuk lypin shumë kohë me i përgatitë. E ma e mira asht, që mundesh me i përshtatë (me shtu e me largu çkado që don).
1. Kroasan-Sanduiç me pulë dhe kastraveca turrshi

Pulën e djeshit ruje për sot, ose, ma mirë me thanë: ruje për sanduiçin ma unik me pulë e kastraveca turrshi t’cilin najherë e ke hangër. Mjaftojnë veç 3 hapa që ti këtë kroasan-sanduiç me e pasë t’gatshëm e me shiju qoftë me pak bukë ose petë tortille, apo edhe vetë nj’ashtu siç asht. Ky sanduiç përpos që po tingëllon premtues, definitivisht nuk asht zhgëngjyes.
2. Sanduiçi me proshutë t’pulës

Sanduiçi i ftohtë i pulës, përpos i lehtë me u përgatitë, asht edhe jo fort i kushtueshëm. E edhepse ky sanduiç nuk lypë shumë pare, për pauzë e shkollë asht zgjidhje e mirë dhe opsion i shijshëm. Që s’don filozofi me u përgatitë e dëshmon fakti që t’duhen veç 2 minuta kohë edhe 2 hapa super t’thjeshtë.
- Advertisement -
3. Tuna Sanduiç

E shpejtë, e lehtë dhe jo fort e kushtushme asht receta për Tuna Sanduiçin t’cilin mundesh me e përgatitë edhe nëse nuk je naj farë kuzhinieri/e e me marrë me vehte për pauzë.
4. Sanduiç pule n’petë

Sanduiçi i pulës n’petë, asht sanduiçi ideal me e përgatitë nëse t’ka tepru gjoks pule prej drekës a darkës t’mahershme. Poashtu, përveçse i lehtë me u përgatitë, asht edhe i mbushun plot me proteina prej mishit t’bardhë, ka pak karbohidrate prej petës, por t’mbanë t’ngitë për koxha do kohë.
KËSHILLË:
Nëse ke vendosë me i provu këto sygjerime t’tona, mos harro me i mbështjellë sanduiçët me folie t’aluminit. Poashtu, nëse je i/e interesum/e n’receta – mjafton me kliku n’shkrimet e hijezume për me u lidhë direkt me recetën që e dëshiron. Shijo! /katror.info/
- Advertisement -
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram: https://www.instagram.com/gurmaneria/