Kushdo që punon e që i bjen shpesh me dreku jasht e din sa shpejtë harxhohen idetë edhe mundësitë për me porositë diçka t’shijshme, jo fort t’shtrejtë e që nuk t’bahet bajat. Biles, me çmimet n’rritje e sipër, çdo herë e ma shumë po lindë nevoja me u ushqy, por pa harxhu shumë.
E mira e t’mirës kish me qenë me marrë ushqimin me vehte prej shtëpisë. Megjithatë, jo çdoherë kemi kohë a mundesi me përgatitë sot për nesër. Me e thanë shkurt e shqip: diijmë me u dembelavë nga pak.
E shpejtë, e lehtë dhe jo fort e kushtushme asht receta për super-sanduiçin me tunë të cilin mundesh me e përgatitë edhe nëse nuk je naj farë kuzhinieri/e e me marrë me vehte për pauzë. Mjafton me i ndjekë disa hapa fort të thjeshtë.
HAPI I PARË:
Merr 1 konservë të vogël tune e shtoje n’enë. Gjysmë qepe t’kuqe, gjysmë selino apo spec të gjelbër preji në kubëza të imëta e vendosi sipër tunës. Shto 1 lugë gjelle majonezë, gjysmë luge senf, pak kripë e biber t’zi dhe bashk me to shto edhe pak magdanoz t’freskët. Masën përzije mirë.
- Advertisement -

HAPI I DYTË:
Merr 2 rriska bukë thekre. Vendos gjethe sallate t’gjelvër në rriskën e parë, shto masën me tunë e sipër vendose rriskën tjetër t’bukës.

HAPI I TRETË:
Pshtjelle me folie alumini edhe provo me i rezistu sanduiçit e mos me e hangër para se me u ba koha e pauzës!

Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram: https://www.instagram.com/gurmaneria/