Po vazhdojmë me ide t’reja për ushqimet e pjatat t’cilat mundesh me i marrë me vehte n’punë, me ua përgatitë fëmijëve për shkollë e pse jo naj herë me e gëzu edhe kolegun/en tande me nji t’tillë.
Sanduiçi i pulës n’petë, asht sanduiçi ideal me e përgatitë nëse t’ka tepru gjoks pule prej drekës a darkës t’mahershme. Poashtu, përveçse i lehtë me u përgatitë, asht edhe i mbushun plot me proteina prej mishit t’bardhë, ka pak karbohidrate prej petës, por t’mbanë t’ngitë për koxha do kohë. Që nuk ka naj filozofi n’përgatitjen e tij, e dëshomojnë hapat n’vazhdim.
HAPI 1:

Merr 1 gjoks pule t’pjekun me erëzat e tua t’preferume e copëtoje sipas dëshirës. Merr pak djathë kaçkavalli t’grirë (50 gr janë mjaftueshëm), merr pak gjethe t’freskëta magdanozi e coptoji mirë. Nëse nuk t’ka qellu magdanoz i freskët afër, shto sallatë t’gjelbër ose gjethe rukolle – varësisht se çka t’shijon ma tepër.
- Advertisement -
HAPI 2:

Prej pjatës n’petë: Merr nji petë tortille (mundesh edhe integrale nëse e parapëlqen ma tepër). Sipër shto përbërësit. Shto edhe pak sos kosi me hudhër ose pak majonezë.
HAPI 3:

Mbështjelle petën mirë e vendose n’tigan t’nxehtë për 3 minuta n’dy anët. Leje petën me u rreshkë pak e mandej servo.
HAPI 4:

Ndaje sanduiçin n’gjysmë dhe mbështjelle me folie alumini. Paketoj për me marrë me vehte e shijoje kurdo që untohesh. E n’rast se e ke përgatitë për dikand tjetër, rri pa ves – se kanë me e hangër komplet – për këtë bindesh veç kur e provon vet.
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram: https://www.instagram.com/gurmaneria/