Të premten po e nisim me nji kangë legjendare t’zhanrit progressive rock.
Bahet fjalë për “Comfortably Numb” t’Pink Floydav.
- “Comfortably Numb” është kangë e grupit rock anglez Pink Floyd nga albumi i tyre i njëmbëdhjetë, The Wall (1979).
- Kanga u publikua si single më 23 qershor t’vitit 1980, bashë me “Hey You” si B-side. Muzika u punua nga kitaristi David Gilmour.
- Teksti u shkrua nga basisti Roger Waters.”Comfortably Numb” është një nga këngët më të njohura të Pink Floyd, e shquar për dy solo me kitarë.
- Në vitin 2004, ajo u rendit në vendin e 314 në listën e 500 këngëve më të mëdha të të gjitha kohërave të revistës Rolling Stone.
Kanga u ri-rendit në numrin 321 në 2010 ndërsa në vitin 2021 përsëri u ri-rendit numrin 179.
Në vitin 2005, ajo u bë kanga e fundit e realizuar ndonjëherë nga Waters, Gilmour, tastieristi Richard Wright dhe bateristi Nick Mason të gjithë bashkarisht.
Një version i hershëm u përfshi në Wall 2012 “Immersion Box Set”. Kënga u bë cover nga Scissor Sisters me një aranzhim rrënjësisht të ndryshëm, që u kthye në hit në dhjetëshen e Mbretërisë së Bashkuar.
- Në vitin 2017, Billboard dhe Paste e renditën kangën numër katër në listën e tyre të këngëve më të mira të Pink Floyd.
Kanga sot n’Youtube numron 270,425,711 shikime.
Dëgjim t’kandshëm.. shijojeni 😊/Katror.info