Xhuljeta Çuka është një grua shqiptare e cila ka realizuar një udhëtim të jashtëzakonshëm me biçikletë: ka vizituar 12 shtete për 6 muaj.
“Udhëtimi i parë ka qenë më i vështiri. Kam bërë 2/3 e alpeve të Evropës. Natën e kaloj në çadër, asnjëherë në hotele dhe asnjëherë në kamping. Gjithashtu, nuk futem kurrë në restorante apo bare”, tregon Çuka.
Shoqëruesi i saj i vetëm në këtë aventurë ka qenë një qen, të cilin e ka gjetur 4 vite më parë në Tiranë dhe e ka marrë me vete.

Kur u pyet nëse ka ende destinacione që nuk i ka bërë dhe ka dëshirë t’i vizitojë, ajo u përgjigj: “Kur shikoj hartën e botës, mendoj që kam vizituar shumë pak. Mua nuk më tremb e panjohura. Sepse tani nuk ka më as harta të shtypura nëpër zyrat e informacionit, janë në Google. Fle dhe ha në çadër. Marr shumë gjëra me vete zakonisht, por edhe blej. Këtë vit koha ka qenë shumë e bukur” tha Çuka.