Kuzhina meksikane asht nji ndër kuizinat ma t’famshme e ma t’preferume t’njerëzve t’kulturave t’ndryshme n’mbarë botën. Ajo njihet për delikatesat n’petë, me shumë djegësti, përbërës t’freskët e kombinime interesante, por edhe për variacionet e ndryshme t’cilat i ofron. E jo kot, tacos, tortillas, enchiladas, tamales e specialitete t’ngjashme kanë zanë vend n’menytë e mijëra restoranteve anë e mbanë.
Edhepse kuzhina meksikane ka shumëçka me ofru e disa fakte nuk mrrijnë me i përtheku t’gjitha informacionet për të dhe kulturën meksikane, ne jemi mundu me t’i mbledhë faktet ma interesante mbi kuzhinën dhe ushqimin meksikan. Fakte kèto që me shumë gjasë shumë pak njerëz i dijnë.
- Domatet e kanë origjinën n’Meksikë
Ndërsa shumica e kuzhinave ndërkombëtare përdorin domate, pak nga ne e dijnë se domatja e ka origjinën në Meksikë. N’fakt, faktet mbi kuzhinën italiane dëshmojnë se italianët nuk e kanë përdorur domaten për gatim derisa Spanja i solli nga Aztekët. Poashtu, ti mundesh me e vërejtë se n’çdo autentik meksikan, pothuajse gjithmonë do t’ketë domate t’gjelbër ose t’kuqe brenda.
2. Tacos mund t’hahet n’çdo vakt t’ditës
Tacos mund t’hahen n’çdo vakt t’ditës. N’Meksikë, për mëngjes shumë familje hajnë taco me mish derri apo burrito / tortillë me vezë. Kurse gjatë drekës meksikanët zakonisht hajnë taco me fruta deti. Ndërsa për darkë zakonisht shërbehen t’gjitha llojet e tortillave t’buta t’mbushuna me mish. E meqë jemi duke fol për recetat n’petë, mos e le pa i provu fajita-t e pulës t’cilat mundesh me i ba n’4 hapa t’thjeshtë.
3. Çokollata e ka origjinën n’Meksikë
Nji prej ambëlsinave ma t’famshme n’botë e ka origjinën n’Meksikë – e ajo asht çokollata. Kur spanjollët arritën n’Meksikë, ata gjetën Aztekët duke e përgatitë nji pije t’trashë prej farave t’kakaos. Sot, çokollata e nxehtë meksikane bahet duke i shkri tabllat e çokollatës në qumësht t’nxehtë dhe ka aromë kanelle, meqë i shtohet për shije dhe erë.
4. Shumica e insekteve t’ngranshme gjenden n’Meksikë
Kuzhina meksikane n’shumë raste asht bajagi befasuese. Përshembull, n’disa rajone t’Meksikës karkalecat janë delikatesë e preferume. Për t’i aromatizu ato, shumica e njerëzve u shtojnë atyre pak lang limoni dhe spec t’djegëst e i hajnë ashtu, apo i shtojnë n’taco-t e tyre.
5. Ushqimi i detit asht pjesë e rëndësishme e kuzhinës meksikane
Meksika asht e famshme për plazhet e saj tropikale, kështu që nuk asht çudi që njerëzit që jetojnë përgjatë bregdetit hajnë shumë ushqime deti. Që nga kohërat e lashta, peshku ishte një pjesë e rëndësishme e kuzhinës rajonale. Sot, tacos me peshk dhe karkaleca “ceviche” janë pjata bajagi t’njohura n’pllazhat e meksikës.
6. Ushqimi autentik meksikan asht goxha i shnetshëm
Nji prej fakteve ma t’randësishme mbi ushqimin meksikan asht që kuizina vendore meksikane asht bajagi e shnetshme, sepse, pothuajse çdo pjatë shërbehet me salsa t’freskëta dhe sipër mbulohen me perime. Ushqimi tradicional meksikan përdor kryesisht tortilla misri, t’cilat janë natyrisht pa gluten dhe dukshëm ma t’shnetshme sesa ato që na servohen n’restoranet jo autentike meksikane.
Meqë kurreshtja për me e njoftë kulturën, e veçanarisht kuzhinën meksikane t’ka pru deri te ky artikull, po supozojmë që 6 faktet ma interesante për ushqimin si dhe disa fakte interesante rreth Sushi-t kishin me t’pëlqy me i ditë. Nime me u çuditë se çka mëson e lexon njeri përditë! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria