Nina Jakupi është 8-vjeçarja shqiptare, e cila arriti të dalë si vajza më inteligjente në mesin e konkurentëve të tjerë nga 44 shtete.
Nina mori pjesë në garën ndërkombëtare të Matematikës në Dubai. Ajo arriti të zgjidhte 45 ushtrimet matematikore brenda 2 minutave e 23 sekonda.
Nxënësja e shkollës fillore “Ismail Qemali“ në Prishtinë, Nina Jakupi, zuri vendin e parë në garën ndërkombëtare të inteligjencës në Dubai “Brainobrain Fest 2022″./Katror.info