katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    FSK realizon ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”
    15 hours ago
    KQZ miraton procedurat për votimin jashtë Kosovës dhe vlerësimin e pakove me fletëvotime
    18 hours ago
    KQZ decertifikon 9 kandidatë për zgjedhje lokale
    19 hours ago
    Nesër mbyllet afati për licencimin e klubeve për sezonin 2025/26
    19 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    PriFest prezanton kategorinë kryesore garuese me gjashtë filma ballkanikë
    17 hours ago
    “Siparantum” i artë dhe me Çmim Special në Tajlandë
    18 hours ago
    KF Ballkani do të bëhet me stadium modern, investim 11 milionë eurosh
    18 hours ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    18 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    I fejuari i Dua Lipës – “James Bondi i ri”?
    2 days ago
    Nis festivali i komedisë ‘KoKo Fest 2025’ në Korçë
    2 days ago
    Shfaqja ‘13’ hap Festivalin e 55-të të Teatrove në Ferizaj
    2 days ago
    “Ulpiana Fest” në frymën e ringjalljes së qytetit antik dardan
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 day ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    2 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    2 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    18 hours ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    5 days ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    7 days ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    18 hours ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    18 hours ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    2 days ago
    Cilësohet si treni ekspres më i ngadaltë në botë, arsyeja pse do t’ju habisë…
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Forum i suksesshëm shqiptaro-zviceran për patundshmëritë dhe financat
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Forum i suksesshëm shqiptaro-zviceran për patundshmëritë dhe financat

Last updated: 20/04/2024 11:38 PM
350 Shikime
Shpërndaje
Foto: Albinfo.ch

Forumi Real Estate, investime dhe financa, i mbajtur në Gjenevë, ishte edhe një hallkë në serinë e forumeve të kësaj natyre, të mbajtura më parë në Cyrih, Lozanë e gjetiu

Forumi shqiptaro-zviceran (Real Estate, investime dhe financa), i mbajtur të premten në Centre de l’Espérance/8 Oak në Gjenevë, ishte një takim, i cili i ka bërë bashkë një numër të madh ndërmarrësish shqiptarë e zviceranë. Me një pjesëmarrje impresive prej rreth 200 vetash, forumi ishte organizuar nga albpoint, ndërsa platforma mediale albinfo.ch është partner medial i këtij organizimi ekonomik dhe ishte edhe një dëshmi për punën e përkushtuar dhe prej pionieri që kjo platformë po bën edhe në fusha që kalojnë informimin e diasporës shqiptare, që është angazhimi i saj primar, shkruan Albinfo.ch.

Forumi i mbajtur në Gjenevë ishte edhe një hallkë në serinë e forumeve të kësaj natyre, të mbajtura më parë në Cyrih, Lozanë e gjetiu. Tregu i patundshmërive, i ndërtimit dhe i financave, gjegjësisht bashkëpunimi në këtë kontekst në mes të afaristëve shqiptarë – nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, diaspora – dhe atyre zviceranë, ishte në fokus të këtij tubimi. Në këtë kuptim ishte në nivel të lartë edhe prania e përfaqësuesve të shteteve përkatëse të prejardhjes, gjegjësisht, krerëve të përfaqësive diplomatike në Zvicër.

Mundesh me e lexu edhe…

Kështu, pjesëmarrësve, me fjalë inkurajuese rasti iu drejtuan: Zonja Shukrije Ramadani, ushtruese e detyrës së Ambasadores së Kosovës në Zvicër, zonja Teuta Agai-Demjaha, ambasadore e Republikës së Maqedonisë së Veriut në selinë e OKB-së, në Gjenevë, dhe zoti Valon Gashi, sekretar i Ambasadës së Shqipërisë në Bernë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Folësit i kanë përshëndetur punimet e forumit, duke e cilësuar si pikë të pashmangshme referimi për shumë nga organizimet e frytshme që zhvillohen në komunitetin shqiptar të Zvicrës.

Në cilësinë e organizatorit dhe mikpritësit, Sevdail Tahiri i ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka falënderuar në veçanti afaristët e suksesshëm “vendës”, gjegjësisht krerët e kompanive të fuqishme nga Vaudi, Orllati Group dhe Probat Group.

Tahiri ka shpalosur me pak fjalë kontributin e deritashëm të albpoint në lidhjen dhe rrjetëzimin në mes të bizneseve shqiptare të Zvicrës dhe atyre të Ballkanit, gjegjësisht të vendeve të prejardhjes të të përmendurve më lart.

Si bashkorganizator ka folur edhe Dr. Bashkim Iseni, i cili është përqendruar në rolin e albpoint në vendosjen e urave lidhëse në mes të bizneseve të diasporës, atyre të Zvicrës dhe të vendeve si Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka shrehur gatishmërinë dhe përkushtimin për të promovuar klimën tërheqëse të biznesit në Kosovë. “Ne angazhohemi aktivisht në dialogë dhe partneritete anembanë botës, duke treguar potencialin e madh brenda kufijve tanë”, tha Rafuna.

Edhe David Garcia, kryetar i posazgjedhur i  Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë, e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm Forumin e Gjenevës, duke ofruar mbështetjen për bashkimin e bizneseve ndërmjet dy vendeve.

Afaristi i njohur shqiptar nga Zvicra, Fehmi Fetahi, ka përshëndetur pjesëmarrësit në cilësinë e shefit të Bordit drejtues të Forumit të bizneseve shqiptare në diasporë, duke përgëzuar platformën mediale albinfo.ch për këtë organizim.

Serinë e prezantimit të firmave në kuadër të forumit e hapi prezantimi i kompanisë së madhe në sferën e ndërtimit, asaj “Orllati”, me seli në Lozanë, Vaud. Mirlinda Orllati, e bija e themeluesit, Avni Orllati, përmes projektimeve në video ka bërë një prezantim të gjerë të gjigantit ndër më të mëdhenjtë dhe më të suksesshmit, të ndërtimit në Vaud dhe në gjithë Zvicrën. Me 960 punëtorë, me 80 kantiere që udhëheq aktualisht dhe me disa nga ndërtimet më impozante në regjion e më gjerë, “Orllati” ka fituar me meritë statusin që gëzon në mesin e ndërtimtarëve më të mëdhenj dhe më cilësorë të Zvicrës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Labinot Haxhaj, duke prezantuar kompaninë e tij Probat Group, ka folur për fillet e tij, si i ardhur rishtas nga Kosova, para rreth njëzet vjetësh me gjithsej 2-3 punëtorë. Tani kompania e tij e krijuar edhe me blerjen e 12 firmave të tjera, numëron disa qindra të punësuar dhe drejton projekte të mëdha ndërtimi në regjion. Ai ka thënë se një model për punën e tij ka pasur edhe mikun e tij, Avni Orllati, themeluesin e Orllati Group.

Krahas projekteve të shumta në Zvicër, Haxhaj ka filluar të realizojë edhe një ëndërr të tij të kahershme: investimin në atdhe, në Kosovë. Labinoti ka inkurajuar të gjithë afaristët nga diaspora të investojnë edhe në atdhe. Këtë do ta bëjnë tashmë jo vetëm nga lidhja emocionale, por edhe si burim solid përfitimi, krahas kontributit në rritjen e punësimit atje.

DM Bau AG, kompani që vepron prej 25 vjetësh, e specializuar për ndërtime modulare prej druri dhe e udhëhequr nga Labinot Pirkuqi, është prezantuar nga Edmoind Gerveni, këshilltar i bordit. Kompania punon me sukses në nëntë pika të ndryshme në Zvicër.

Më tutje është prezantuar kompania arkitekturore Modium Group nga CEO i saj, Burim Bajraktari, si një kompani që i ka sjellë arkitekturës një dimension të ri.

Dhe, si e fundit, por jo për nga rëndësia, është prezantuar kompania e njohur nga Shqipëria, Balfin Real Estate Albania, e specializuar për turizëm, e përfaqësuar nga Xhesiana Lataj.

Me debatin në një panel të përbërë nga specialistë të fushave të tyre përkatëse, si Pren Pervorfi, COO i kompanisë së njohur të financave smzh, Liburn Mehmetaj, avokat nga Gjeneva (njëherësh kryetar i LAPSH të Zvicrës), Burim Bajraktari etj., janë përmbyllur punimet e suksesshme të forumit të mbajtur në Gjenevë. /albinfo.ch /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:financaforumipatundshmeripeoplePro Real Estateshqiptarsukseszviceran

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Projektligji i ri që miratoi Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA për TikTok-un
Artikulli i ardhshëm Bienalja e Venecias u jep zë të huajve

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

I fejuari i Dua Lipës – “James Bondi i ri”?

29 Shikime
People

Nis festivali i komedisë ‘KoKo Fest 2025’ në Korçë

29 Shikime
People

Shfaqja ‘13’ hap Festivalin e 55-të të Teatrove në Ferizaj

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?