Apple dhe Samsung dominuan listën e dhjetë telefonave më të shitur për periudhën janar-mars, sipas raportit të fundit të Counterpoint Research.
Dy markat përbënin nëntë nga dhjetë më të shiturit, me Xiaomi-n që ishte e vetmja markë tjetër e paraqitur në renditje, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
iPhone 16 ishte pajisja më e shitur për tre muajt e parë të vitit, duke shënuar një rikthim për modelin bazë të iPhone për herë të parë që nga viti 2023.
Pajisja pati një performancë veçanërisht të mirë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës, si dhe në Japoni, ku regjistroi rritjen e saj më të lartë.
16 Pro Max doli i dyti, i ndjekur nga 16 Pro në vendin e tretë. Modelet e serisë 16 Pro përbënin gati gjysmën e shitjeve totale të iPhone të Apple gjatë periudhës së tremujorit të parë.
iPhone 15 renditet në vendin e katërt, i ndjekur nga pajisja më e shitur e Samsung – Galaxy A16 5G.
Duke shkuar më poshtë në listë, Galaxy A06 është në vendin e gjashtë, i ndjekur nga Galaxy S25 Ultra në vendin e shtatë si e vetmja pajisje e segmentit premium nga marka në dhjetëshen më të mirë.
Redmi 14C është pajisja e vetme e Xiaomi në vendin e tetë, e ndjekur nga Galaxy A55 dhe iPhone 16 Plus, të cilat plotësojnë renditjen. /Telegrafi/Katror.info