Një grup studiuesish ka zhvilluar një aliazh bakri të ri, shumë të fortë dhe të qëndrueshëm ndaj temperaturave të larta, që mund të përdoret për ndërtimin e avionëve dhe anijeve kozmike më të avancuara.
Ky aliazh i përbërë nga bakri, tantal dhe litium është ndërtuar në shkallë nano për të përballuar stresin e lartë dhe temperaturat deri në 800°C (1472°F). Ai kombinon përçueshmërinë e shkëlqyer elektrike të bakrit me forcën dhe qëndrueshmërinë e aliaxheve të bazuara në nikel, që përdoren zakonisht në motorë turbinash dhe pajisje industriale, përcjell Katror.info.
Përmirësimi u bë duke futur kristale të litium-bakrit mes dy shtresave të pasura me tantal, element që reziston fort ndaj korrozionit, duke e bërë materialin më të fortë dhe më të qëndrueshëm ndaj nxehtësisë, shkruan Live Science.
Ky aliazh përballon presion deri në 1120 megapaskal në temperaturë ambienti – mbi 1.5 herë më shumë se çeliku – dhe mund të përdoret në fusha si industria ajrore, ushtarake dhe teknologjitë e larta.
Kjo zbulim hap rrugë për materiale të reja për motorët hipersonikë dhe turbinat me performancë të lartë. /Katror.info
Përgatiti:
