Makineritë për korrjen e grurit nuk kanë të ndalur. Ky vit ishte më i shëndetshëm sa u përket dëmtuesve të grurit, andaj nuk mungon cilësia dhe sasia e bereqetit të stinës.
Këtë vit rezultatet janë të kënaqshme, thotë Jehona Birinxhiku, e cila njohuritë për agronomi i ka aplikuar në parcelat familjare.
“Hapësirat tona kanë qenë rreth 40 hektarë me grurë ku rendimenti ka arritur deri mbi 5 tonë me grurë këtë vit”, thotë agronomja.
“Falë këshillave të profesorëve universitarë të Universitetit të Prishtinës kam arritur që t’i pasoj këto në ngastrat tona në kulturën e grurit dhe jam mjaft krenare që ta përfundoj këtë drejtim që kam”, thotë ajo.
Eksperti i bujqësisë Imer Rusinovci, aplikimin e punës profesionale dhe përkushtimin e fermerëve e vlerëson çelës të suksesit për rendimentet e grurit në këtë sezon.
“Në përgjithësi këtë vit prodhimi i grurit është i kënaqshëm. Në periudhat paraprake kemi të bëjmë me një kultivar i cili i kishte të përmbushura standardet e lagështisë dhe të proteinave, përkatësisht të sedimentacionit të miellit, edhe peshë të duhur hektolitër që përcakton radmanin e miellit”, thotë për RTK profesori Rusinovci.
Gruri i korrur do të dorëzohet në pikat grumbulluese te mullisi sipas kontratës, thonë fermerët e familjes Birinxhiku, ndërsa me shtimin e prodhimtarisë së grurit, importi do të jetë më i vogël për plotësimin e nevojave./Katror.info