Australia ka vendosur të përfshijë YouTube në listën e platformave të ndaluara për përdoruesit nën 16 vjeç, duke përmbysur vendimin e mëparshëm që e linte jashtë kësaj mase.
Vendimi erdhi pas një studimi që zbuloi se 37% e të miturve janë ekspozuar ndaj përmbajtjeve të dëmshme në YouTube – përqindja më e lartë ndër platformat sociale.
Kryeministri Anthony Albanese deklaroi se ky veprim synon mbrojtjen e mirëqenies së fëmijëve australianë.
Nga ana tjetër, YouTube këmbëngul se nuk është një rrjet social, por një platformë video me përmbajtje të lirë dhe me cilësi.
Sidoqoftë, autoritetet kërkojnë që të gjitha platformat pa përjashtim të ndërmarrin hapa për të mbrojtur të rinjtë nga përmbajtjet e papërshtatshme.
Ndalimi do të hyjë në fuqi në dhjetor dhe do të lejojë vetëm prindërit apo mësuesit të qasen në YouTube për fëmijët nën 16 vjeç./AP/Katror.info