Frutat e thata janë një burim i shkëlqyer i ushqyesve që ndihmojnë shëndetin e zemrës përmes disa mekanizmave të ndryshëm. Ato janë të pasura me fibra, antioksidantë dhe yndyra të shëndetshme që kontribuojnë në uljen e niveleve të kolesterolit dhe presionit të lartë të gjakut, percjell TAR.
Pjesë të rëndësishme të frutave të thata janë acidi oleik dhe omega-3, dy komponime që janë të njohura për aftësinë e tyre për të mbështetur funksionin e zemrës dhe për të përmirësuar elasticitetin e enëve të gjakut. Frutat e thata, si arrat, bajamet dhe kajsitë, gjithashtu përmbajnë magnez dhe kalium, minerale që ndihmojnë në rregullimin e ritmit të zemrës dhe ruajtjen e një presioni të shëndetshëm të gjakut.
Gjithashtu, fibra që ndodhet në këto fruta kontribuon në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të arterieve duke ulur mundësinë e grumbullimit të pllakave që mund të çojnë në sëmundje të zemrës.
Antioksidantët e pranishëm, si vitamina E dhe polifenolët, luftojnë inflamacionin dhe stresin oksidativ, duke ulur kështu rrezikun për probleme kardiovaskulare. Konsumimi i rregullt i frutave të thata, si pjesë e një diete të ekuilibruar, është një mënyrë efektive për të mbështetur dhe ruajtur shëndetin e zemrës në afat të gjatë. /Katror.info