Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë Melania organizuan një darkë të veçantë në Kopshtin e Trëndafilave, sapo i rikonstruktuar, duke ulur në të njëjtën tavolinë disa nga figurat më të fuqishme të botës së teknologjisë: Mark Zuckerberg (Meta), Tim Cook (Apple), Bill Gates (Microsoft) dhe Sam Altman (OpenAI).
Atmosfera e mbrëmjes shënoi një afrim të ri mes Shtëpisë së Bardhë dhe liderëve të “Silicon Valley”, në një kohë kur Trump ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj kompanive që vazhdojnë të prodhojnë jashtë SHBA-së. Vetëm muajin e kaluar, Tim Cook i premtoi presidentit një investim rekord prej 600 miliardë dollarësh në vend.
Megjithatë, jo të gjithë ishin të ftuar. Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe dikur aleat i ngushtë i Trump, mbeti jashtë listës pas përplasjes publike të tyre këtë verë. Në mbrëmje mori pjesë edhe këshilltari i posaçëm për inteligjencën artificiale, David Sacks./Katror.info