Një raport i ri nga NewsGuard tregon se chatbot-ët e inteligjencës artificiale japin informacione të rreme në rreth 33% të përgjigjeve.
Chatbot-i më i pasaktë doli Pi i Inflection AI (57%), i ndjekur nga Perplexity AI (47%). Edhe ChatGPT i OpenAI dhe Llama i Metës kishin një nivel të lartë pasaktësish (40%). Copilot i Microsoft dhe Le Chat i Mistral ishin pranë mesatares (35%).
Më të besueshmit ishin Claude i Anthropic (10%) dhe Gemini i Google (17%). Megjithatë, studimi zbuloi se disa chatbot-e madje kanë përsëritur narrativa të rreme nga fushata dezinformuese ruse.
Kjo ndodh pavarësisht premtimeve të kompanive për modele më të sigurta dhe pa “halucinacione”./Katror.info