Këngëtarja Taylor Swift fitoi katër nga çmimet kryesore: artistja më e mirë, videoja më e mirë, artistja më e mirë në zhanrin pop dhe videoja më e mirë e gjatë.
Taylor Swift ishte fituesja kryesore e edicionit të sivjetmë të MTV Europe Music Awards që u mbajt mbrëmjen e djeshme në PSD Bank Dome në Dusseldorf të Gjermanisë.
Këngëtarja fitoi katër nga çmimet kryesore: artistja më e mirë, videoja më e mirë, artistja më e mirë në zhanrin pop dhe videoja më e mirë e gjatë.
“Nuk ka asnjë moment të vetëm që ta marr si të mirëqenë,” tha ajo. “Nuk mund ta besoj se mund ta bëj këtë si punë, dhe kjo është e gjitha falë jush. Faleminderit shumë, shumë.” tha ajo kur pranoi çmimin.
Ceremonia që u mbajt në Düsseldorf, Gjermani, u organizua nga regjisorja e filmit Taika Waititi dhe ylli i popit Rita Ora, të cilët u martuan gjatë verës./Katror.info